Rob Kardashian

Rob Kardashian

Rob Kardashian si duket është në depresion. Derisa anëtarët e tjerë të familjes së tij po kënaqen në pushime në Thailand, ky 27 vjeçar po ka telashe tjera.

Sipas US Weekly-t ky yll i serialit realist “”Keeping Up With the Kardashians”, para dy dite ndau një mesazh kriptik me 4.82 milion përcjellësat e tij në Twitter, i cili thotë: “Askush kurrë nuk do ta kuptoj sa shumë dhemb.”

Edhe pse Rob-i nuk e ka spjeguar se çka ka dashur të thoshte me këtë dhimbje, US Weekly sygjerojnë se tuiteri i tij u publikua pak çaste pasi që Rita Ora foli rreth relacionit të saj me DJ Calvin Harris në magazinën Elle UK ku thotë se asnjëherë nuk ka qenë e dashuruar para se të hynte në relacion me Harris-in.

Rob Kardashian dhe Rita Ora ishin në një relacion të shkurtë në vitin 2012, dhe pasi që Rita Ora u largua nga ai, ai tha se kinse ajo e kishte tradhëtuar atë.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://goo.gl/p4quDZ