Në një video të CCTV-së shihet rrëmbimi i Tony Kurtit, me 12 prill në Brighton të Anglisë

Në një video të CCTV-së shihet rrëmbimi i Tony Kurtit, me 12 prill në Brighton të Anglisë

Një shqiptar për të cilin policia besojnë se ishte rrëmbyer me 12 pril në një rrugë të Brighton-it, Angli, është gjetur dhe është shëndosh e mirë.

Tony Kurti (19 vjeç), ka kontaktuar Policinë Metropolitane pasi që kishte parë video apelet në anglisht dhe shqip ku kërkohet që ai të paraqitet, tha Policia e Sussex-it.

Zt Kurti tash po intervistohet nga policia në lidhje me “përvojën e hidhur” të tij. Apeli për kërkimin e tij u dha kur në një CCTV u pa rrëmbimi i tij nga disa persona, të cilët e futën atë me dhunë para 11 ditëve, në një makinë.

Në lidhje me këtë rrëmbim u paditën tre veta si pjesë e hulumtimit.

Policia thanë se një makinë, Vauxhall Astra, me të cilën besohet së është bërë rrëmbimi i Zt Kurti, u gjet në Bennet Avenue të Hove-it me 16 prill, dhe po ekzaminohet nga ekspertët e forensikës.

Çdokush me informata në lidhje me këtë rast duhet ta kontaktojnë policinë me email: 101@sussex.pnn.police.uk duke cekur kodin Operation Wave, me telefon në 101 apo duke kontaktuar anonimisht Crimestoppers në 0800 555111.

Vegëza:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-sussex-32412299
http://www.itv.com/news/meridian/2015-04-22/fourth-man-arrested-in-connection-with-brighton-kidnapping/