Dashmir Suli

Dashmir Suli

Një shqiptarit i cili e hodhi bishtin e cigares në qendër të qyetit deri sa po ndiqte vajzën e tij dy vjeçare iu caktua nga gjyqtari që të paguaj £570 dënim.

Punëtori i kafenesë, Dashmir Suli, u vërejt nga dy policë kur ai e hodhi bishtin e cigares në tokë që të kapte Leah-ën e vogël.

Duhanxhia i zemëruar nga Kings Hill-i, në Kent të Anglisë, i cili konsumon 15 cigare në ditë, ka luftuar për 18 muaj dhe ka qenë në gjyq katër herë që ta kundërshtoj akuzën për hudhje të mbeturinave.

Ai tha se po kthehej që ta kapte bishtin e cigares po kur policët e ndaluan atë i thanë që të paguante dënimin prej £75 në vend të ngjarjes.

Zt Suli nga Lagnley Way refuzoi dhe rasti i tij u dërgua në gjyq.

Tash gjyqtarët ia kanë caktuar atij që të paguaj £570, që përfshinë £100 dënim për hudhje mbeturinash në vend publik, £15 mbishpenzim viktime dhe pjesa tjetër për harxhimet legale dhe gjyqësore.

Zt Suli (25), i cili jeton me gruan e tij 20 vjeçare Laura dhe vajzën Leah, tash katër vjeçe, fiton £421.55 në muaj duke punuar në një kafene dhe lavazh makinash.

“Në një farë mënyre më mirë ta kisha paguar dënimin fillestar”, tha ia gjatë kësaj jave, pas gjykimit në Maidstone Magistrates Court me 6 mars.

“Unë isha duke pirë duhan jashtë qendrës tregtare Chequers në Maidstone në shtator të vitit 2010 kur Leah hyri brenda.

“E hodha cigaren dhe vrapova pas saj – ishte një reaksion automatik – normal se do të vrapoja pas saj.

“Po vija që të kapja bishtin e cigares, pasi që e mora vajzën, kur dy policë më ndaluan.

“Unë zakonisht kurrë nuk hedhi mbeturina në vend publik por kur u ballafaqova me zgjedhjen që të gjeja vajzën time dhe mos hudhjen e cigares, as që hezitova.

“Unë në këtë rast nuk kam faj. Dëshirova që të luftoj për të drejtat e mia, për atë arsye nuk pagova.

“Më mirë ta kisha bërë këtë. Atëbotë unë po fitoja £1,300 deri në 1,400 në muaj sepse punoja punë të plotë, kështu që £75 do të kishin qenë asgjë.

“Tash unë mund të punoj vetëm dy ditë në javë dhe pagesa prej £570 do të më lë në zero për gjashtë javë.”

Por Zt Suli nuk ka hequr dorë nga apelimi kundër këtij vendimi gjyqësor.

“Nëse e paguaj dënimin nuk di se ku do t’i gjej paratë e qirasë, faturave dhe ushqimit,” tha ai.

Atij i duhet që të bëjë pagesën deri me 1 prill apo të apeloj kundër vendimit.

Zëdhënësi i Bashkisë së Maidstone-it, Zt Roger Adley, tha: “Bashkia krenohet dhe harxhon shumë para që t’i mbajmë rrugët tona të pastërta.

“Ne kemi zero tolerancë kur vjen deri tek hudhja e mbeturinave.”

Përkthyer nga:
http://www.thisiskent.co.uk/dad-sees-pound-570-smoke/story-15520604-detail/story.html