Gazmir Dema

Gazmir Dema

Ndihmës-kuzhinieri shqiptar Zt Gazmir Dema (30 vjec), akuzoi para tre dite në tribunalin e punësimit ish-kolegët e tij për racizëm në kohën kur kishte punuar në shkollën private The Dragon School në Oxford.

Kjo shkollë, shkollimi vjetor në të cilën kushton £24,000, njihet si një shkollë ku kanë mësuar shumë njerëz të famshëm si Hugh Laurie, ylli i Harry Potter-it Emma Watson,ish-teniseri Tim Henman etj.

Zt Dema tha se gjatë kohës që kishte punuar në këtë shkollë me të ishin sjellë si me një shtazë edhe ishte tjetërsuar nga kolegët e tij.

Ai tha se ishte keqtrajtuar dhe viktimizuar nga menaxheri i kuzhinës Chris Palmer, dhe kryekuzhinieri Robert Hubbard, para se të përjashtohej nga puna në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Ky baba i dy fëmive dha dëshmi para tribunalit të punës ku edhe paditi shkollën për diskriminim racor dhe shkarkim të padrejtë nga puna.

Atë e kishte ofenduar edhe ndihmës-kuzhinieri tjetër, Victor Goodwin, e cili e kishte nënçmuar Shqipërinë dhe e kishte quajtur Zt Demën “jevg”, kurse një tjetër ish-kolegë e kishte quajtur edhe “terrorist shqiptar”.

I pyetur nga gjyqtari Robin Lewis se a ndjen se ishte trajtuar ndryshe sepse ishte shqiptar, Mr Dema u përgjigj: “Po, absolutisht.”

Vendimi në lidhje me këtë dëgjim gjyqësor do të ipet pas një muaji me shkrim.

Burime:
http://www.oxfordtimes.co.uk/news/9506708.Kitchen_porter_branded__Albanian_terrorist_/
http://www.digitalhen.co.uk/news/uk-england-oxfordshire-16859814Ndihmës-kuzhinieri shqiptar Zt Gazmir Dema (30 vjec), akuzoi dje në tribunalin e punësimit ish-kolegët e tij për racizëm në kohën kur kishte punuar në shkollën private The Dragon School në Oxford.

Kjo shkollë, shkollimi vjetor në të cilën kushton £24,000, njihet si një shkollë ku kanë mësuar shumë njerëz të famshëm si Hugh Laurie, ylli i Harry Potter-it Emma Watson,ish-teniseri Tim Henman etj.

Zt Dema tha se gjatë kohës që kishte punuar në këtë shkollë me të ishin sjellë si me një shtazë edhe ishte tjetërsuar nga kolegët e tij.

Ai tha se ishte keqtrajtuar dhe viktimizuar nga menaxheri i kuzhinës Chris Palmer, dhe kryekuzhinieri Robert Hubbard, para se të përjashtohej nga puna në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Ky baba i dy fëmive dha dëshmi para tribunalit të punës ku edhe paditi shkollën për diskriminim racor dhe shkarkim të padrejtë nga puna.

Atë e kishte ofenduar edhe ndihmës-kuzhinieri tjetër, Victor Goodwin, e cili e kishte nënçmuar Shqipërinë dhe e kishte quajtur Zt Demën “jevg”, kurse një tjetër ish-kolegë e kishte quajtur edhe “terrorist shqiptar”.

I pyetur nga gjyqtari Robin Lewis se a ndjen se ishte trajtuar ndryshe sepse ishte shqiptar, Mr Dema u pergjegj: “Po, absolutisht.”

Burimi: