Shqiptaret përfaqësojnë Anglinë në garat ndërkombëtare të vallëzimit IDF WORLD CHAMPIONSHIP 2013

Dy motra shqiptare nga Londra, Bleona dhe Dijedona Bejtullahu, përfaqësuan Anglinë në garat ndërkombëtare të vallëzimit, International Dance Federation, e cila këtë vit u mbajt në Hungari.

Garat e IDF WORLD CHAMPIONSHIP 2013, filluan me 22 maj dhe zgjatën katër ditë. Në këto gara morën pjesë më shumë se 20 shtete të botës si: Anglia, Spanja, Skotlanda, Afrika Jugore, Italia, Rusia, Ukraina, Romania etj.

Shqiptaret përfaqësojnë Anglinë në garat ndërkombëtare të vallëzimit IDF WORLD CHAMPIONSHIP 2013

Bleona dhe Dijedona të cilat vallëzuan në kategorinë SHOW DANCE, arritën të renditen në vendin e pestë, ato ishin te vetmet shqiptare që shkelen atë sallë dhe prezantuan Anglinë.

Ato gjithashtu prezantuan Anglinë si pjesë e grupit me shfaqjen ”LES MISERABLES” edhe në kategorinë ‘Musical Single Category’.

Shqiptaret përfaqësojnë Anglinë në garat ndërkombëtare të vallëzimit IDF WORLD CHAMPIONSHIP 2013

Me këtë shfaqje Anglia bëri për vehte gjithë audiencen dhe i tërë publiku u ngrit në këmbë kur ata përfunduan interpertimin e tyre madhështor. Anglia me këtë kategori zuri vendin e tretë nga juria, por sipas nënës së Bleonës dhe Dijedonës Znj Sadie Bejtullahu: “Anglia refuzoi të merrte trofenë për shumë arsye edhe haptas ju bë e padrejtë nga juria. Presidentja Angleze, e cila përfaqsonte shtetin Anglez ne keto gara, beri ankesë të nesërmen.”

Vegëz:
http://www.idfdance.com/