Logoja e Shoqates Humanitare Kacanikase

Logoja e Shoqates Humanitare Kacanikase

Kur: 27 Qershor 2015. Adresa: Cafe on the Green, Sipson Lane, Harlington, UB3 5AQ.

Mbrëmja fillon në orën 18:30 dhe organizohet nga Isamedin Zharku dhe Selim Raka, kurse prezent do të jetë edhe themeluesi i shoqatës, Kadri Dogani. Të gjithë janë të mirëseardhur.

Hyrja është gratis. Ata që dëshirojnë të shërbehen me pije dhe me ushqim, në dispozicion do ta kenë barin dhe kuzhinën që ofron ushqime të llojllojshme.

Ndihmat e juaja per Shoqatën Humanitare Kaqanikase do të dorëzohen tek familjet që kanë nevojë.

Gjatë mbrëmjes do të ketë muzikë me orkestër ku do të interpretojnë: Nexhat Jaha, Hasan Buqinca, Gëzim Shkreli, Sadie Zharki. Në mesin e interpretuesve është edhe Faton Bakolli, së bashku me këngëtaren e mirënjohur Magbule Bakolli dhe me vajzën Elsa Bakolli.

Janë të mirëseardhur të gjithë ata që kanë deshirë të kendojnë apo që luajnë në instrumente. Shoqata, me këtë rast, e falënderon Gëzim Shkrelin i cili ofroi lokalin e tij për këtë mbrëmje.

Që ta rezervoni vendin për këtë ngjarje klikoni këtu:
https://www.facebook.com/events/1422999921351995/