Shakaja e një prillit e studentëve të Universitetit të Yorkut: zoologjisti shqiptar me emrin Mallkim

Sot studentët e Universitetit të York-ut, Angli, publikuan një artikull të rremë për 1 prill se kinse është zbuluar një specie e re e rosave nga një student. Sipas gjitha gjasave kjo specie do të emërohet sipas “zoologjistit shqiptar me emrin Mallkim (Mallkym)”.

Këto rosa qenka zbuluar nga një student afër liqenit në kampusin kryesor të kolegjit Vanbrugh.

Sipas artikulli rosat e Mallkimit nuk janë vërejtur kurrë më përpara. Shkencëtarët kanë sugjeruar se ato kanë pësuar mutacion për shkak të nivelit të lartë të pH-së në liqen.

Burimi:
http://www.theyorker.co.uk/news/campus/14787-new-species-of-duck-discovered