Rowan Atkinson ne rolin e Mr Bean

Rowan Atkinson ne rolin e Mr Bean

Aktori britanik, Rowan Atkinson, gjendet në spital në gjendje stabile pas lëndimit në një aksident komunikacioni. Atkinsoni lëndoi shpatullën dhe po shërohet në spital në Peterborough. Aksidenti ndodhi kur makina e tij goditi një pemë dhe llampë rruge.

Aktori i njohur si Mr Bean, pas aksidentit u largua vet nga vendi i aksidentit dhe priti ambulancën. Zjarrëfikësit arritën në skenë për të ndalur zjarrin.

Rowan Atkinson arriti famë në seritë televizive “Jo Lajmet e orës 9” dhe “Balckadder” ku luajti rolin kryesor të Blackadder. Më vonë, Aktinson arriti famë dërkombëtare me rolin e Mr Bean.

Aktori 56 vjeçar thuhet të jetë entuazias i automobilave. Aksidenti ndodhi gjersa ai voziste McLaren F1.

Burimi:
http://euro-korrespondent.blogspot.com/2011/08/rowan-atkinson-lendohet-ne-aksident.html