Rita Ora në ballinën e magazinës amerikane Paper, prill 2014

Rita Ora në ballinën e magazinës amerikane Paper, prill 2014

Rita Ora do të jetë artiste nderi në numrin e muajit prill të magazinës amerikane Paper. Magazina Paper është një magazinë prestigjioze e pavarur me seli në New York e cila fokusohet në modë, pop-kulturë, muzikë, jetë të natës, art dhe film.

Ajo në intervistën dhënë kësaj magazine flet për albumin e parashikuar në bashkëpunim me Calvin Harris me të cilin i prodhoi katër këngë.

Ajo gjithashtu nxjerr në shesh se si inspirim të singlit të saj “I Will Never Let You Down” kishte të ndjerën Whitney Houston. Ajo tha: “ajo është një këngë e rëndësishme për mua sepse është një këngë dashurie, por të kujton Whtiney-n. Dhe kjo ishte gjendja emocionale në të cilën ishim. Krejt çka donim ishte të ndihemi mirë. E dini atë ndjenjen e këngës me sintisajzer ‘How will I Know’? Të bën vetëm të lumtur – ajo ishte çka desha të krijoj.”

Rita tregon se si kishte punuar edhe me legjendën e muzikës, Prince-in, në album. “Ne i bëmë ca këngë së bashku”, tregon ajo. “Unë fluturova në Minneapolis dhe shkova në Paisley Park, që janë studiot ikonike të tija, dhe ne vetëm krijuam muzikë. Unë isha atje për një javë. Është gjëja më e mirë që e kam bërë ndonjëherë në jetën time.”

Rita Ora në intervistën dhënë Paper-it flet edhe për dëshirën e saj që ta pushtoj Amerikën. “Të pushtosh Amerikën për një artist britanik është e jashtëzakonshme sepse këtë çdokush e dëshiron dhe e ëndërron,” tha ajo. “Kështu që, po, jam pak e shqetësuar. Të jem e sinqertë jam pak e frikësuar, por në të njejtën kohë jam shumë e ekscituar sepse koncertet që do të bëjmë do të jenë masive.”