Regjistrimi 2011 i popullsise ne Kosove

Regjistrimi i Kosovës do të bëhet sipas metodologjisë klasike të intervistimit, ku regjistruesit do të anketojnë në gjithë territorin për të plotësuar formularët e regjistrimit. Regjistrimi në Kosovë është në përputhje me rekomandimet metodologjike dërkombëtare për regjistrimet e popullatës dhe banesave 2010, të përgatitur nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europë, në bashkëpunim me Zyrën e  Statistikës të komunitetit Europian (EUROSTAT).

Anketimi pas Regjistrimit (PES), që synon të testojë raportin e regjistrimit dhe cilësinë e të dhënave është duke u përgatitë; Anketimi pas Regjistrimit duhet të kryhet në terren prej datës 16 deri me datën 22 prill 2011. Enti Statistikor i Kosovës është duke definuar se si do të përdoret regjistrimi për të përmirësuar mostrat në përdorim në e anketat e ndryshme dhe për të vlerësuar statistikat tjera dhe si shënues i proceseve demografike, shoqërore dhe ekonomike. Koncepti themelor për të definuar popullsinë e Kosovës është ai i popullsisë zakonisht rezidente.

Disa nga pyetjet dhe përgjigjet që janë të rëndësishme për qytetarët që jetojnë jashta Kosovës:

Vëllai im ka ndërtuar një shtëpi në afërsi të shtëpisë time, por ai është duke jetuar në Gjermani me familjen e tij. A mund t’i regjistroj ata?

Pasi që Regjistrimit ka të bëjë me personat që janë rezident të zakonshëm në Kosovë dhe vëllai juaj dhe të afërmit e tij tani jetojnë në Gjermani, ata nuk duhet të regjistrohen këtu; ata do të regjistrohen në regjistrimin e Gjermanisë.

Pra, në qoftë se banesa e tij është bosh në kohën e regjistrimit, banesa e tij do të përmendet si vendbanim bosh dhe në këtë rast do të plotësohet vetëm e pyetësorit R1 (pyetësori për banesë). Në qoftë se vëllai juaj dhe të afërmit e tij janë përkohësisht të pranishëm në banesë në momentin kritik (natën midis 31 mars dhe 1 prill), banesa do të klasifi kohet si e rezervuar për qëndrim sezonal / të rastit dhe ata do të jenë të renditur si persona përkohësisht të pranishëm ( prandaj ata do të shënohen në Listën 2 e formularit për ekonomi familjare – R2).

Në qoftë se unë kam jetuar jashtë Kosovës dhe jam kthyer para 5 muajsh për të qëndruar, a mund të regjistrohem?

Përkufizimi i banorëve me banim të zakonshëm thotë që ju konsideroheni banorë me banim të zakonshëm në një vend nëse ju jetoni në atë vend që 12 muaj ose në qoftë se keni ardhur në këtë vend gjatë 12 muajve të fundit (p.sh. 5 muaj para regjistrimit) me qëllim të qëndroni për të paktën 12 muaj.

Pra, nëse ju keni ardhur rishtazi përsëri në Kosovë, por me synimin për të qëndruar (p.sh. ju ishit duke studiuar jashtë vendit për bachelor dhe tani që keni mbaruar universitetin jeni kthyer për të jetuar në Kosovë), atëherë ju do të regjistroheni si banorë i zakonshëm.

Me këtë regjistrim, ne a mund ta dimë se sa kosovarë janë në botë?

Të dhënat e mbledhura nga Lista plotësuese (Formulari S1) do të japin disa informata për kosovarët që jetojnë jashtë vendit, por ky veprim nuk do të jetë i mjaftueshëm pasi që nga këto të dhëna janë të siguruara nga të afërmit e tyre që aktualisht jetojnë në Kosovë (kështu që nëse një familje e tërë jeton në një tjetër vend, kjo nuk do të mund të renditet në ndonjë Listë plotësuese). Megjithatë, pas regjistrimit, i cili bëhet në çdo vend të botës në të njëjtën periudhë (dhe kosovarët që jetojnë jashtë vendit do të jenë të regjistruar në regjistrimet e popullsisë të atij vendi ku ata aktualisht jetojnë), dhe të dhëna do të shkëmbehen mes Entit të Statistikave të Kosovës dhe instituteve kombëtare statistikore kështu që të bëhen vlerësime më të sakta për Kosovarët që jetojnë jashtë vendit.

Për më shumë informata klikoni këtu:
http://esk.rks-gov.net/rekos2011/