talented e rinj - tek ambasada shqiptare ne Londer

talented e rinj – tek ambasada shqiptare ne Londer

Para disa ditësh Ambasada shqiptare në Londer pati mysafirë të shquar, shkrimtarin e ri Arlind Malat, shqiptar i lindur në Londër, 13 vjecar, autor i tre librave në gjuhën angleze, dy prej të cilave tashmë të botuara, bashkë me fëmijë tjerë shqiptarë të talentuar.

Në lidhje me këtë ngjarje Ambasadori Mal Berisha tha:

“Takimi me Arlindin shkaktoi me të vërtetë një emocion të bukur, pasi ai beson se do bëhet një shkrimtar i madh në gjuhën angleze. Ai ka si model Shekspirin. Sot kjo duket një gjë e thjeshtë por le të mendojmë për një cast se kemi të bëjmë me një të ri, shkrimtar, me prindër shqiptar.

Mendoni si do të kenë qenë në moshën e tij edhe De Rada, Ernesto Sabato, Mehmet Akif Ersoy, Orhan Pambuk….! Sa krenar do të ndjehen tërë ata që e përjetuan atë ditë kur këta fëmijë të bukur shqiptar në Ishullin Britanik të bëhen të tillë.

Le të jetë një shembull frymëzimi për tërë ata djem e vajza shqiptarë që shkëlqejnë sot nëpër shkolla në tëra anët e globit! Kjo është stafeta e brezave shqiptarë në vende tjera!”

Për Ambasadën ishte një ditë e rrallë ndërsa ju mund të informoheni po të klikoni në:
http://www.albanianembassy.co.uk/promovohen-talentet-e-reja-shqiptare-ne-londer/