Sir Noel Malcolm-i duke folur dje në Ambasadën Shqiptare në Londër, rreth librit të  tij të  ri, Agents Of Empire.

Sir Noel Malcolm-i duke folur dje në Ambasadën Shqiptare në Londër, rreth librit të tij të ri, Agents Of Empire.

Dje në Ambasadën Shqiptare në Londër, u prezantua libri i ri i Sir Noel Malcolm-it, Agents Of Empire.

Kjo Ambasadë kurrë nuk ka pritur miq të një elite kaq të lartë angleze. Merrnin pjesë editorë të gazetave si ai i Telegraph, Charles Moore, Drejtori i Institutit Mbretëror të Antropologjisë David Shankland, editori i revistës Standpoint, Daniel Johnson, arkitekti I famshëm Mark Willingalle, gazetari Harry Eyre, sternipi i Ambasadorit te pare Britanik ne Tirane, 1922, me te njejtin emer, e sa e sa tjerë.

Libri Agents of Empire shkruar nga Sir Noel Malcolm

Libri Agents of Empire shkruar nga Sir Noel Malcolm

Agjentët e Perandorive është një libër i cili sjell përpara lexuesit një histori të padegjuar më parë, të një familje shqiptare nga Ulqini në shekullin e 16 – të e cila ndahet pas pushtimit osman në dy degë: njëra shkon drejt Lindjes në Stamboll ndersa tjetra drejt Venedikut. Pinjollët e kësaj familje arrijnë të marrin komandën e ushtrive të dy perandorive dhe në një moment historik ato dy ushtri ndeshen më njëra tjetrën duke qenë nën komandën e dy pinjollëve shqiptar të së njëjtës familje.

Prezantimi i librit mbylli natën e katërt të Javës së Kulturës Shqiptaro – Britanike në Londër.

Vegëz:
http://www.albanianembassy.co.uk/