Bamir Topi me pjesetare te komunitetit shqiptar ne Britani

Bamir Topi me pjesetare te komunitetit shqiptar ne Britani

Me 25 prill Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër, ftoi organizatat shqiptaro-britanike dhe intelektualët shqiptarë me banim dhe punësim në Britaninë e Madhe në selinë e ambasadës që të takohen me Presidentin e Shqipërisë Z. Bamir Topi.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Britani bashkëbiseduan lirshëm me Presidentin Topi dhe shprehën mendimet dhe shqetësimet e tyre që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar në këtë vend.

Dritan Dema i Aleanca Kuq e Zi – UK tha: “ dëshirojme që ky vit, i 100 vjetorit të Pavarësisë të na shërbejë si një vit frymëzimi për një bashkëpunim të gjithanshëm, në funksion të ruajtjes dhe rritjes dhe pasqyrimit të vlerave tona më të mira kombëtare shqiptare.

Të jetosh në një komunitet të bashkuar dhe të mirë-integruar, është me të vërtetë nje privilegj. Ne, komuniteti Shqiptaro- Britanik, jemi një pjesë e vyer e Kombit Shqiptar, ku sëbashku përçojmë, vlerat tona tradicionale shumë shekullore, të trasheguara brez pas brezi”.

Më herët, në të njëjtën ditë, Presidenti Topi ishte në Cambridge Union Society ku foli rreth Shqipërisë si një faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në rrugët e saja drejt integrimit të plotë në strukturat Euroatlantike.