Regjistrohuni onlajn qe te votoni

Regjistrohuni onlajn qe te votoni

Zgjedhjet lokale 2012 që u mbajtën me 3 maj rezultuan me fitoren e Laburistëve në shumicën e bashkive dhe me fitoren e Borisit të Konzervativëve si kryetar bashkie të Londrës edhe për katër vitet e ardhshme.

Dëshpërues qe numri i vogël i votuesve në këto zgjedhje. Vetëm 33% e atyre që kanë drejtë vote votuan, pjesëmarrje kjo më e dobëta që nga viti 2000.

Edhe numri i votuesëve me shtetësi të naturalizuar, përfshi shqiptarët e Britanisë, ishte i vogël, për arsye të ndryshme por më së shumti për shkak se shumë nuk janë regjistruar që të votojnë.

Çdokush që ka shtëtësi britanike ka të drejtën e regjistrimit që të votoj dhe benefitet janë të shumta por më e rëndësishmja është se kjo merret parasysh nga agjencionet e rejtingut të kreditit dhe ata që nuk janë të regjistruar për votim kanë vështirësi që të marrin borxhe, kredi banese apo thjeshtë të hapin një konto bankare.

Regjistrimi për votim në Britani, për ata që kanë shtetësi Britanike, mund ta bëhet onlajn nëpërmjet:

http://www.aboutmyvote.co.uk/

Burime tjera:

http://www.wiltshire.gov.uk/council/elections/electoralregistration.htm

http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2012/may/04/editorial-local-elections-fed-up?newsfeed=true