Elidon Habilaj duke u argetuar me 2 janar 2012

Elidon Habilaj duke u argetuar me 2 janar 2012

Sipas Daily Mail gjyqi ka lëshuar flet-arrest për një shqiptar që akuzohet për marrje të shtetësisë britanike me mashtrim.

Elidon Habilaj (35 vjeç) ka punuar si nëpunës për SOCA-n, Agjensionin e Krimit Serioz të Organizuar të Britanisë.

Ai akuzohet se ka falsifikuar aplikimin e azilit duke u paraqitur si refugjat nga Kosova para 13 viteve dhe nuk u paraqit në gjyq në lidhje me këtë akuzë.

Ai fillimisht kishte punuar për Policinë Metropolitane para se të transferohej në SOCA, agjencion ky që hulumton rrjetet kriminale përfshi edhe ato nga Ballkani.

Pasi që filloj dyshimi për te, ai po përcillej nga vetë SOCA edhe pse ky agjencion nuk ishin të vetëdijshëm se ai kishte punuar për ta.

Pasi ishte ekspozuar, Habilaj nga Wanstead-i, Londër lindore, u lirua me depozit dhe iku diku jashtë, ndoshta në Shqipëri, edhe pse nuk kishte pasaportë. Ai ka hequr dorë nga shtetësia e tij britanike dhe ka aplikuar për pasaportë shqiptare.

Ai akuzohet për përdorim të detajeve të rreme që të fitoj lejeqëndrim në Britani prej vitit 1998 deri 2011 si dhe mashtrim.

Gjyqtari Martyn Zeidman QC tha se gjykimi i tij mund të vazhdoj në mungesë në janar. Ai tha: “Duke e marrë parasysh se ai nuk u lajmërua në gjyq unë nuk shoh ndonjë arsye që gjykimi mos të vazhdoj në mungesë të tij…pasi ai nuk është këtu unë po e lëshoj urdhër-arrestin pa depozit”.

Prokurori Richard Sampson para tre dite në gjyqin Snaresbrook Crown Court tha : “Ky rast ka të bëjë efektivisht me një aplikim të rremë të azilit. Gjyqi tha se Zt Habilaj ia arriti të hyjë në punë në SOCA duke përdorë aplikim të rremë. Kundërvajtja u kuptua në ndërkohë dhe ai u arrestua, por pasi u lirua me depozit që të mbrohej në liri ai u zhduk në drejtim të panjohur.

Burimi:
http://goo.gl/ugDGu