Marsida Xhetani

Marsida Xhetani

Shqiptarja Marsida Xhetani u zhduk nga adresa e saj në Road/Grove Avenue, zonë e Fishponds-it, në Bristol të Anglisë, me 3 tetor të këtij viti.Që nga atëherë ajo ishte parë me 12 tetor në East Street të Bedminster-it ku mendohet se ajo ka të njohur dhe ndoshta po qëndron atje.Marsida është përshkruar si një femër e bardhë, 163cm e gjatë dhe me trup të dobët. Ajo ka flokë të ngjyrosur ngyrëkafe deri te krihët. Kur u pa për të fundit herë ai kishte të veshur një pallto të përhimtë (gri) dhe xhinse të kaltërta (blu).

Ajo flet pak Anglisht dhe brengosja rreth mungeses së saj sa po vjen e rritet.

Policia po kërkon që çdokush që e ka parë Marsidën, apo vetë Marsida, t’i kontaktojnë ata.

Ata besojnë se ajo mund të jetë në Bedminster, apo në zonat tjera jugore të Bristol-it.

Cdo kush që ka ndonjë informatë kërkohet që të kontaktojnë policinë në Weston-super-Mare në numrin jo-emergjent të policisë 101. Alternativisht ata mund të kontaktojnë Crimestoppers në 0800 555111 apo nëpërmjet www.crimestoppers-uk.org. Policia nuk do të pyesin për emrin tuaj dhe kurrë nuk tentojnë të zbulojnë se nga keni thirrur.

Burimi:
http://www.avonandsomerset.police.uk/LocalPages/NewsDetails.aspx?nsid=24531&t=1&lid=1