Imazh nga video kamera e burgut ku shihet Ilia Kareli i torturuar

Imazh nga video kamera e burgut ku shihet Ilia Kareli i torturuar

Torturimi, vrasja ilegale dhe çnjerëzimi i të burgosurit shqiptar Ilia Karelit (Kudret Kumës), nga policë dhe gardianë grekë në burgun e Nigiritas në Greqi me 27 mars 2014 si dhe impotenca dhe neglizhenca e autoriteteve shqiptare, dita ditës po nxejnë gjakërat e qytetarëve shqiptarë si në Tokat Shqiptare ashtu edhe anë-e-mbanë botës.

Në lidhje me këtë kemi filluar një peticion dhe për ju që ende nuk e keni firmosur ju lutemi që ta bëni këtë sa më shpejt, ia vegëza e peticionit: http://goo.gl/Tjs2yT.

Në Shqipëri, Aleanca Kuq e Zi po thërret për një protestë nesër, me 12 prill, në ora 16:30 para ambasadës greke në Tiranë. Grumbullimi i protestuesve do të bëhet tek Piramida në Tiranë dhe nga aty do të nisen për tek ambasada greke.

Një video e cila u postua dje në YouTube nga gazeta greke Kathimerini, që tregon në të vërtet cfarë i ka ndodhur Ilia Karelit në burgun e Nigiritas, vetëm sa e ka rritur zemërimin tek shqiptarët. Vetëm për një ditë kjo video u shikua nga gati 300,000 veta, që tregon se zemërimi i publikut shqiptar por edhe i atij ndërkombëtar po rritet si një ortek dëbore.

Vegëza:
http://goo.gl/Tjs2yT
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=44489&kat=87
https://www.youtube.com/watch?v=0V0zMv0CkKo
https://www.facebook.com/aleancakuqezi