Persiada Kurti, Miss Albania Britani 2011

Në Miss  Albania Britani 2011 që u mbajt me 19 qershor në Londër, vendin e parë e fitoj Persiada Kurti. Kjo ngjarje u organizua nga gazeta shqiptare në Britani The Albanian dhe njëherit po në këtë ditë u festua edhe shtatë vjetori i kësaj gazete.

Persiada është me prejardhje  nga Burreli, ka trembëdhjetë vite që jeton në Angli, bashkë me prindërit e saj. Studion në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe vitin tjetër do të  vazhdoj kolegjin ku do të studioj Psikologjine,  Literaturën Angleze, Kërcimin dhe Ekonominë, pas dy vjetësh shpreson të vazhdoj studimet në universitetin e Cambridge-it.

Endrra e saj është të bëhet aktore. Ka performuar në teater që kur ishte dhjetë vjece dhe kjo gjë i pëlqen shumë; gjithashtu ështe marrë me kërcim si: “street dancing”, “contemporary” dhe gjithashtu i pëlqen bota e modës , ka marrë pjesë në shumë aktivitete që zhvillohen nga agjensi të ndryshme të modës.

Arsyeja që e shtyu të marre pjesë ne Miss Albania Britani vjen nga dëshira që ta prezantoj  Shqiperinë dhe gjithashtu të njihet më nga afër me gocat shqiptare.

Vegëza:
http://thealbanian.co.uk/missalbania/
http://www.ukalbanians.net/photos/?album=MissAlbanianBritain19June2011