Një studim sekret britanik tregon se nënat kosovare në Britani lindin më shumë djem se normalja

Sipas një artikulli në gazetën kombëtare britanike The Telegraph, një studim sekret britanik tregon se nënat kosovare në Britani lindin më shumë djemë se normalja. E njëjta gjë vlenë edhe për nënat kineze dhe ato jugo-koreane. Fillimisht ky studim ishte mbajtur sekret nga Departamenti i Shëndetësisë sepse nuk ka qenë në “interes të publikut”.

Artikulli në fjalë flet për përzgjedhjen e gjinisë nëpër laboratore dhe abortimet që në disa kultura bëhen pasi që kuptohet që bebja është e gjinisë femërore.

Në kulturat kineze dhe indiane vajzat qëllimisht abortohen pasi që meshkujt për arsye kulturore në këto dy vende janë më të favorizuar. Studimi britanik por edhe një tjetër i ngjashëm në Kanadë kanë patur për qëllim të kuptojnë se a po përsëritet i njëjti trend edhe tek imigrantët me prejardhje nga këto vende dhe është gjetur se trendi është i njëjtë.

Në disa spitale britanike mjekët refuzojnë t’i tregojnë nënave që vijnë nga kultura specifike për gjininë e fetusave pasi që frikësohen se ato mund t’i abortojnë, vecanërisht nësë fetusat janë të gjinisë femërore.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.telegraph.co.uk/news/politics/10289000/We-need-a-proper-law-to-put-an-end-to-gender-specific-abortions.html