Pranvera Cufaj

Pranvera Cufaj

BBC lajmëron se si mbrëmë një shqiptare, Pranvera Cufaj, ishte lidhur dhe kërcënuar kur plaçkitësit hynë në shtëpinë e saj në Newtownabbey, Irlandë Veriore,

Një bandë e meshkujve të maskuar hynë në shtëpinë e saj mbrëmë rreth orës 20.30 dhe vodhën para dhe gjëra personale.

Pranvera Cufaj, e cila është me prejardhje nga Shqipëria, tregoi se si plackitësit i kishin thënë se familja e saj do të sulmohej nëse ajo nuk do të bënte ate çka ata kërkonin.

Ajo, burri i saj Fatosi dhe të katër fëmijët ka ca vite që jetojnë në Irlandën Veriore.

Pranvera ishte vetë në shtëpi në kohën kur ndodhi plaçkitja.

“Unë kisha telefonin afër meje dhe tentova të thërras burrin tim.” tha ajo.

“Ata kuptuan se e kisha telefonin dhe e morën ate nga unë.

“Tentova të lëviz drejt dritarës që të bërtas për ndihmë, por njëri nga ata më tha se nëse lëvizësh do të vritesh.

“Ai tha se e di se ku i ke fëmijët dhe burrin.

“Unë isha shumë e frikësuar, unë jam shumë e frikësuar të rri këtu.”