Eurostar incident

Eurostar

Dje, një shqiptar ra nga treni Eurostar dhe vdiq derisa ky tren po udhëtonte nëpër Kent të Anglisë. Policia thanë se shqiptari po kthehej në Evropë vullnetarisht pasi që i ishte refusuar hyrja në MB.

22 vjeçari ra nga treni 17:04 BST Londër – Bruksel, derisa po kalonte Cheriton-in në Folkestone, afër hyrjes së Eurotunelit.

Linja u mbyll për disa ora pas tragjedisë dhe vonesat vazhduan deri në mbrëmje në shërbimet e Eurostarit.

Zëdhënësi i Policisë Britanike të Transportit (BTP) tha: “Besohet që i ndjeri të jetë një shqiptar 22 vjeç i cili hyri në MB sot nga Brukseli dhe po kthehej vullnetarisht pasi që i ishte refuzuar hyrja.”

Incidenti po trajtohet si jo i dyshimtë por zyrtarët e mjeksisë ligjore do të punojnë që kuptojnë rrethanat e plota që çuan deri te vdekja e këtij të riu. Sipas këtij zëdhënësi policia gjithashtu po tentojnë që të kontaktojnë familjen e të ndjerit.

Një anëtar konzervativ i parlamentit evropian, Richard Ashworth, i cili qëlloi në tren kur ndodhi incidenti po kërkon që të hulumotet se si erdhi deri tek kjo tragjedi.

Komunikimi me pasagjerët ishte shumë i keq, atyre nuk u ishte thënë e vërteta se pse treni ishte ndalur, dhe ata kuptuan për arsyen e vërtetë të ndaljes nga publikimet në Twitter nga pasagjerët në trenin që ishte prapa.

Përkthyer pjesërisht nga:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-15345681