Shqiptare te Britanise duke u relaksuar ne nje pab te Kilburnit ne Londer

Shqiptare te Britanise duke u relaksuar ne nje pab te Kilburnit ne Londer

Në një artikull të gjërë në lidhje me imigrantët nga Evropa Lindore që jetojnë në Londër, të publikuar në The Independent para tre dite, përmenden edhe shqiptarët.

Në artikull përmendet Beckton-i, një nga lagjet më të varfëra të Londrës, që në pamje nuk duket e “huaj” por “në dalje të barrierave të stacionit të trenit të gjithë flasin polonisht apo bengalisht, lituanisht apo rumanisht.”

Rreth 500,000 imigrantë nga Evropa Lindore jetojnë dhe punojnë në Londër, gjysma nga ata janë polakë dhe shumica e tyre kanë arritur këtu që nga viti 2004. Këta janë njerëz nga Lituania, Bullgaria, Rumania dhe shtete tjera të varfëra të Evropës të cilat iu kanë bashkangjitur BE-së me heret a më vonë, përfshi edhe refugjatët nga Bosnja dhe Kosova.

Shumë prej këtyre imigrantëve thuajse nuk jetojnë në Britani, ata shikojnë TV-të e tyre kombëtare, përdorin internetin në gjuhët e tyre, shoqërohen vetëm me bashkëkombasë dhe blejnë vetëm në dyqane të bashkëkombasëve. Ata vetëm sa ua paguajnë takstat Britanisë.

“Dallaverxhinjët e rryer të Londrës janë shqiptarët. Ata janë të vetmit njerëz nga të cilët polakët frikësohen. Ndërtimtarët tregojnë tregime për polakët të cilët kanë shkuar të punojnë për shqiptarët dhe që kanë përfunduar në komë nga rrahjet kur ata kërkuan pagat e tyre. Ata pyesin se si Britania mund të lejoj aq njerëz të rrezikshëm brenda.

Pabi i shqiptarëve në Kilburn (Londër) duket si çdo pab tjetër normal, qymezi i juaj klasik me arkitekturë Tudoriane. Por jashtë ata po pjekin mish mu si në Ballkan. Çuna me zinxhirë të artë dhe xhinsa të shqyer rrinë të ulur jashtë me vajza të lezeçme me jaka me lesh të imituar. Pabat shqiptarë janë përplotë me tregime të mafisë. Kjo është kështu sepse Kray vellëzërit e tashëm janë nga Ballkani. Luftat jugosllave sollën në Londër rreth së paku 30,000 refugjatë dhe të ikur kosovarë. Kjo valë solli me vete qindra gangsterë, veteranë të thekur të UÇK-së dhe vëllezër të përbetuar nga fiset kriminele të maleve.

Londra shqiptare e urrenë mafinë. Dollitë ngriten në pabat e Kilburnit që këta të gremisen. Këta janë njerëz të ndershëm të inatosur që kriminelët ua kanë njollosur emrin. Këta njerëz e duan Britaninë më shumë se Ukip-i (UK Independence Party) që do ta dojë ndonjëherë. Kjo është sepse Londra shqiptare është ajo e refugjatëve. E baballarëve të cilët kanë emëruar vajzat e tyre me emrat e motrave të torturuara nga paramilitarët serbë në Kosovë. Fëmijët i mësojnë për Tony Blair-in i cili i ka jep atyre azil duke i shpëtuar kështu nga lufta dhe varfëria.

Polakët dhe shqiptarët flasin rreth Britanisë si për një “mini-Amerikë”. Por këtu nuk ka ëndërr britanike. Evropianët e Lindjes erdhën në Londër jo të inspiruar nga ëndrra se si gjërat mund të jenë të madhërishme, por me njohurinë që mund të jetë më keq. Biseda rreth atdhedashurisë për Britaninë nuk sjellë entuziazëm. Imigrantët thonë, “Britania është një dhe i mundësive”. Por ata nuk ndihen posaçërisht të mirëpritur. Sikurse të jetojnë në një dhomë rezervë.

Artikulli në The Independent nga i cili janë përkthyer disa fragmente për lexuesit e UK Albanians Network:
http://goo.gl/XvmTPW

Versioni më i gjatë i këtij artikulli të shkruar nga Ben Judah mund të gjindet këtu:
http://www.standpointmag.co.uk/node/5252