Out of the Woods poster

Out of the Woods poster

Bledar Bujupi me prejardhje nga Kosova i cili jeton në Angli po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Cannes, me filmin “Out of the Woods”.

“Out of the Woods” është film i metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji nga ky regjisor i ri, dhe do të marrë pjesë në festivale të filmit në Mbretërinë e Bashkuar si dhe ato ndërkombetare gjatë viteve 2012-2013.

Filimi është duke u shfaqur gjatë ketyre ditëve në Festivalin prestigjioz të Cannes Court Metrage/Short Film Corner 2012, në Francë.

“Out of the Woods”, gjatë këtij viti është shfaqur në London Independent Film Festival, The BUFVC Learning on Screen Awards 2012, në British Film Institute, dhe është vlerësuar nga kritikët si film me tematikë të veçantë problemore.

Përmbledhje ‘Out of the Woods’

Grupi i grabitësve vendosin të ndajnë prenë e fundit në një pyll përbri liqenit. I ndarë nga grupi i grabitësve, njëri nga ta vërehet nga një djalosh 10 vjeçar. Dhe kur grabitësi vërenë djaloshin ta ketë parë armën e tij, vendos që me djaloshin të bëjë një marrëveshje sekrete që për pasojë do të ketë veprime kërcnuese me vdekje.

Rreth filmt

Ne këtë projekt rolin kryesor e luan aktori njohur Anglez Christopher Dane, i cili ka fituar çmimin, “Best Actor”, në London Independent Film Festival me filmin e metrazhit të gjatë ‘Being Sold’ 2011, të regjisorit: Phil Hawkins.

Në këtë film inkuadrohet dhe aktori tjeter i njohur, Mark Sheals, i cili luan në filmin e ri te regjisorit të famshëm Guy Ritchie “Sherlock Holmes: A Game of Shadows”.

Muzika origjinale e filmit është krijuar nga kompozitori i njohur Anglez Richard Bodgers, i cili njihet për punën e tij në shumë filma dhe reklama televizive në Mbreterinë e Bashkuar. Ndërsa, post-produksioni është udhëhequr nga vet regjisori. Efektet speciale dhe Audio Mix/Zëri, janë kryer nga Space Digital VFX dhe Sumner Post Production House.

Inspirimi

Ngjarja e filmit zhvillohet në ditët e sotme në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, dhe përshkruan ngjarjen se çfarë ndodh pas një grabitje të armatosur në mes të grupit kriminal duke u shtjelluar dhe kuptimi i përgjegjësisë morale.

Inspirimi për shkruarjen e skenarit ka ardhur duke parë foto të Luftes së dytë botërore kur Ushtari aleat i ofron fëmijëve çokollata me lajthi. Kjo pamje do të nxis pyetjen: po sikur fëmija te jetë alergjik në lajthi?. Veprimi bamirës i ushtarit mund të ketë një përfundim fatal për fëmiun.

Rreth regjisorit Bujupi

Bledar Bujupi, filloi të punoj si montazher dhe regjisor në industrinë e filmit në Mbreterinë e Bashkuar, 6 vjet më parë. I diplomuar për Regji Filmi dhe Montazhe në Universitetin John Moors Liverpool University, tanimë është i njohur në qytetin 4 milionësh të Manchesterit dhe ka udhëheq/montuar projekte filmike për klientë si Gillete, Castrol Oil, BBC, BMW Motorsports, Ernest & Young, Regatta, MTV NY, The Guardian, dhe shumë të tjerë.

‘Out of the Woods”, është filmi i dytë i metrazhit të shkurtër i këtijë regjisori.

Bledar Bujupi, me projektin paraprak, “The Last Unicorn”, ka marrë pjesë në shumë festivale Ndërkombëtare, poashtu edhe në Festivalin e filmit “Dokufest 2011”, në kategorinë e filmit të shkurtër.

Planet e së ardhmës

Ne proces është përfundimi i një skenari me metrazh të gjatë me temë nga Kosova, i cili do të xhirohet në Kosovë dhe Shqiperi, ndërsa post produksioni do të punohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ambicet për këtë regjisor janë të mëdha, shpreson që një ditë të bashkëpunojë me film-bëresit dhe eliten e aktoreve tonë të talentuar Shqiptarë.

Per më shumë vizitoni portofolion artistik në:

www.bledit.com
http://www.imdb.com/name/nm3226781/