UK Visa sample

UK Visa sample

Tiranë, 6 mars 2014, NOA.al – Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë kë bërë me dije se kanë ndryshuar procedurat e aplikimit për vizë.

Mësohet se duke filluar nga 19 Marsi 2014, ambasada Britanike do të ndryshojë procedurat e aplikimit për viza për në Mbretërinë e Bashkuar, ku thuhet se në të ardhmen, aplikimet për vizë nuk do të pranohen më nga ambasada.

Për rrjedhojë, sqarohet se aplikimet për vizë do të pranohen tek Qendra e Aplikimit për Vizë nga Teleperformance Ltd, një partner tregtar i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, pranë një zyre të caktuar në Tiranë.

Në këtë linjë sqarohet se aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm do të dërgohen më pas pranë një qendre rajonale në ambasadën britanike në Varshavë për procedim të mëtejshëm, ndërsa kriteret në dhënien e vizave do të mbeten të njëjta.

Burimi dhe aritkulli i plotë:
http://www.noa.al/artikull/aplikim-per-vize-britanike-ndryshojne-procedurat/399578.html