Xhamia e shqiptareve ne Londer

Me rastin e Kurban Bajramit, “Xhamia shqiptare në Londër” ndihmuan 244 familjet me skamnore (jetimeve) ne zonën e Vushtrrisë, Mitrovice, Skenderajt dhe Podujevës, e gjithë kjo ndihmë u be e mundur nga ndihmat e bashkëatdhetareve  në Londër te cilët janë anëtare te kësaj qendre.

Mustafë Ferati, nga organizata e bashkatdhetarëve shqiptarë në Londër, tha : “Ne do të ndihmojmë edhe në të ardhmen këto raste, në mënyrë që sado pak t’ua lehtësojmë gjendjen e tyre”.

Ai tregoi se janë duke punuar edhe për disa projekte në disa komuna, duke përfshirë edhe Mitrovicën për ndërtimin e objekteve për banim social. Tha se janë në kontakt me komunat që të përgatiten projektet e nevojshme në mënyrë që më vonë të sigurohen mjetet.

Vegeza:
http://xhamiaeshqiptareve.org.uk/
http://kk.rks-gov.net/mitrovice/News/Lajmet/Ndihmohen-me-ushqime-100-familje-ne-Mitrovice.aspx
http://kk.rks-gov.net/vushtrri/News/Komuniteti-islam-i-Londres-pako-ushqimore-per-skam.aspx