Arber Minxhozi duke u pergatitur per modelim

Arber Minxhozi duke u pergatitur per modelim

Arbër Minxhozi është njëri nga modelët e shumtë që ka përzgjedhur Kinën që të modeloj e jo metropolat Perëndimore siç zakonisht preferohet në këtë profesion.

Gjatë pranverës dhe në vazhdim, sezona kjo më e ngarkuar e modës, ashtu si firmat lançojnë koleksionet e reja, me qindra modele të huaja vizitojnë Kinën që të punojnë në sfilata, apo të modelojnë për revista, katalogje si dhe reklama të TV-së.

Para tetë muajve Arbër Minxhozi vendosi që të merrte pushim nga shkolla e inxhinjerisë dhe të bëhet model.

Puna ishte perfekte pasi që do të përfshinte dy pasione të tija: pozimin para kamerës dhe takimet me njerëz të rinj. Para dy muajve ai vendosi që të udhëtonte për në Kinë edhe pse kishte dyshime.

“Para se të vija këtu, nuk po ndihesha mirë që të shkoja në Kinë sepse po mendoja se ky vend është një vend komunist, dhe njerëzit do të ishin të ftohët dhe të zemëruar. Unë po e mendoja këtë gjatë udhëtimit të gjatë me avion,” tha Minxhozi gjatë një interviste në zyrën e agjencionit të tij kinez, Unique Time.

“Njerëzit e kësaj agjencie ishin me të vërtetë të ngrohtë kështu që u ndjeva shumë mirë. Kisha menduar gabim.” thotë ai.

Modelet e huaja, të cilat/cilët zakonisht qëndrojnë deri në tre muaj, vijnë në Kinë për shkak se ka shumë punë. Ky është një rast i mirë për modelet e papunë, që të pasurojnë portofoliot e tyre.

Në kryeqendra evropiane të Evropës në Paris, Milano dhe Londër, projektet e mëdha zakonisht tërheqin me mija aplikues por vetëm dy apo tre përzgjedhen – zakonisht top medele, thotë Vincent Lillo, i cili modelon tash gjashtë vite në qytetet si Milano, Londër dhe Barcelonë.

Në tjetrën anë, në Kinë, “çdokush ka shancë” të punoj, thotë ky francez 22 vjeçar i cili udhëton për të tretën herë në këtë vend.

Për pozime për foto, modelet e huaja zakonisht paguhen nga 79 – 238 dollarë për orë. Për sfilata gati dy herë më shumë dhe gati gjysma e parave i mbesin agjencionit.

Sipas Wu Xia, agjente e New Silk Road, gati çdo firmë kineze kërkojnë që të kenë fytyra të huaja në librat, katalogjet, reklamat apo shfaqjet e modës. Sipas saj preferohet që së paku gjysma e modeleve të jenë perëndimorë. Thjeshtë sikurse në Perëndim edhe në Kinë kërkohet ekzotikja.

Burimi:

http://www.chinadaily.com.cn/cndy/2012-04/23/content_15110663.htm