Ministria e Diaspores se Kosoves

Ministria e Diasporës ka lansuar një projekt onlajn për diasporën në të cilin qytetarët tanë në mërgim mund të kyçen dhe të kontribuojnë me komentet dhe propozimet e tyre.

Me Ligjin për Diasporën dhe Mërgatën, Qeveria e Kosovës ka krijuar një bazë ligjore që hapë rrugën për të stimuluar dhe mobilizuar diasporën e Kosovës. Ky ligj përcakton që çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës dhe që ka lindur apo ka prejardhje familjare nga Kosova është pjesë e diasporës dhe pjesë përbërëse e Kosovës andaj edhe duhet t’i ofrohen kushte për të qenë të përfaqësuar në Kosovë, të ruajnë lidhjet dhe identitetin si dhe të përfshihen në politika të zhvillimit të vendit.

Diaspora ka kontribuar në faza të ndryshme të historisë së Kosovë dhe ka merita të mëdha për mirëqenien e shoqërisë kosovare si dhe ndërtimin e zhvillimin e Kosovës. Një masë e madhe e popullatës së Kosovës jetojnë dhe banojnë në diasporë përderisa ende mbajnë lidhje socio-ekonomike me të afërmit në Kosovë.

Duke vërejtur këtë kontribut dhe këtë potencial, Qeveria e Kosovës në 2011 ka themeluar Ministrinë e Diasporës në nivelin më të lartë politik për përfshirë nevojat dhe pritjet e kësaj pjesë të popullatës në politikat e veta. Për më tej, Qeveria e Kosovës përpilon këtë strategji për diasporën që të fuqizojë atë në angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në shoqërinë kosovare dhe për të lehtësuar koordinimin e politika të diasporës. Kjo strategji për diasporën synon të jetë: gjithëpërfshirës, përfaqësues, dhe konsultative.

Gjithashtu, kjo strategji synon që të provojë të drejtat politike dhe civile në Kosovë si dh të integrohet me të drejta të barabarta në shtetet ku jeton dhe vepron pa u asimiluar tërësisht. Me këtë strategji pesë vjeçare veçohen katër objektiva kryesor për diasporën si dhe precizohen aktivitete konkrete për arritjen e këtyre objektivave në pesë vitet e ardhshme.

Katër objektivat e strategjisë për diasporën janë caktuar të jenë:

– Promovimi i të drejtave politike dhe civile.

– Ruajtja e identitetit dhe fuqizimi i lidhjeve me diasporën.

– Integrimi i pjesëtarëve të diasporës në shtetet ku ata jetojnë.

– Lehtësimi i përfshirjes së diasporës në zhvillimin socio-ekonomik.

Komentet dhe rekomandimet e juaja janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e strategjisë.

Për më  shumë  informata se si të  regjistroheni dhe komentoni, klikoni në  linkun e më poshtëm:

http://medrks-gov.net/hartimi-i-strategjise/