Grupi i mësimdhënësve nga Londra me profesor Basil Schadrin në SHLP të Cyrihut

Grupi i mësimdhënësve nga Londra me profesor Basil Schadrin në SHLP të Cyrihut

Një grup i mësuesve të mësimit plotësues shqip në Londër në përbërje prej 12 vetash, në mesin e të cilëve edhe drejtues shoqatash shqiptare, që merren me çështjen e avancimit të shkollës shqipe në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, ishin ne një vizite tre ditore në Zvicër.

Këtë vizitë e ka mbështetur dhe përkrahur edhe materialisht Qendra Ndërkombëtare për Edukim në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih, në përputhje me projektit e zhvillimit të gjuhëve të komuniteteve me prejardhje të huaj, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe.

Gjatë vizitës në lokalet e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih, mësimdhënësit shqiptarë nga Londra i priti dhe i përshëndeti, Prof. dr.dr. Basil Schader, një mik dhe mbështetës i madh i mësimit plotësues shqip në mërgatë e në veçanti në Zvicër. Përndryshe më parë edhe vetë albanologu, Schader, ishte në një vizitë pune tek shkolla shqipe në Londër. Gjatë këtij takimi në Cyrih ishte i pranishëm edhe Koordinatori i  LAPSH-it për Zvicër,  profesor Nexhat Maloku.

Ndërkaq ditën e dytë delegacioni i mësuesve nga Londra, pati një takim në Qendrën e Kulturore të Kosovës në Cyrih, më mësuesit e mësimit plotësues shqip në Cyrih.

Paraprakisht, Koordinatori i  LAPSH-it për Zvicër, Nexhat Maloku u dëshiroi mirëseardhje kolegëve nga Londra, me dëshirë që ky bashkëpunim të shtrihet edhe mes nxënësve e prindërve të këtyre të dyja qyteteve, ku një pjesë e mirë e fëmijëve shqiptarë ndjekin mësimin plotësues.

Por, siç u tha , ende larg synimeve, për një përfshirje sa më të madhe të nxënësve shqiptarë. Një përshëndetje kolegëve ua drejtoi edhe mësuesi dhe koordinatori i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj.

Me këtë rast mysafirët nga Londra i përshëndeti edhe Konsulli i Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu, i cili vlerësoi lartë punën e mësimdhënësve shqiptarë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, përkundër kushteve të kufizuara dhe ndihmës së mangët të institucioneve tona, të cilat nuk arrijnë të jenë ne hap me nevojat që ka ky proces edukativo-arsimor me shumë interes për ruajtjen e traditës she kulturës shqiptare.

Nga pala e mysafirëve përshëndetën , Talat Pllana, në emër të B.SH. «Faik Konica” dhe në emër të nxënësve , mësuesve dhe prindërve të shkollës shqipe «Kosova» . Lutfi Vata kryetar i shoqatës «Ardhmëria» dhe shkollës shqipe  si dhe , Zamira Ruspi, kryetare e shoqatës «Mather Teresa».

Albanian Union. Përmes referimeve të tyre mësuam se në Londër aktualisht ka rreth 650 fëmijë shqiptarë që ndjekin mësimin plotësues shqip , të cilin e zhvillojnë rreth 40 mësimdhënës shqiptarë dhe se e tërë puna mbështet në kontributet vullnetare të prindërve dhe arsimtarëve, pasi që shteti anglez nuk i siguron as lokalet e le më honorarët e mësimdhënësve.

Mësuesit e dyja shkollave shqipe, gjegjësisht mësueset pasi numri i tyre ishte më i madh sesa i mësuesëve, asaj të Londrës e Cyrihut, këmbyen biseda se si ta forcojnë bashkëpunimin e mëtejmë, ndërsa që kolegët nga Londra vizituan edhe disa pika shkollore ku zhvillohet mësimi shqip nga mësimdhënësit shqiptarë brenda kantonit të Cyrihut.

Teksti e fotoja: Rexhep RIFATI
Burimi:
http://www.dialogplus.ch/ne-vendngjarje/mesimdhenesit-shqiptare-nga-londra-ne-vizite-treditore-ne-cyrih/