MEAF

MEAF

Ne, MEAF-Fondacioni i Shqiptareve Etnike në Midlands, në përmbushje të objektivave misionit tonë humanitar, në perputhje me drejtat tona ligjore që rrjedhin nga ligji LIGJ Nr.9668, datë 18.12.2006, PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI Neni 7 E drejta e përfaqësimit të emigrantëve:

“Emigrantët shqiptarë, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur të organizatave dhe shoqatave të tyre, kanë të drejtë të kontaktojnë dhe të bashkëpunojnë me organet e qeverisjes qendrore dhe vendore të shtetit shqiptar, si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendet pritëse, për të shprehur dhe mbrojtur interesat e tyre, duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi”.

Në bashkepunim me të gjitha grupet e tjera te interesit: shoqata, organizata, media, Parlamentarë Britanikë dhe Shqiptare etj, organizojme këte lobim mbare-shqiptar, per

pershtatjen dhe permiresimin e aksesit, në marrjen e Sherbimeve Konsullore, në Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Londer.

Disa nga keto sherbime perfshijnë:

Leje Kalimi – 30 EUR,

Prokura/ Deklarata – 20 EUR,

Përkthim – 10 EUR/faqe,

Vërtetime – 30 EUR

Vizat – në varësi të nënshtetësisë,

Pasaporte dhe Karte Identiteti.

Të gjithë qytetaret janë të detyruar të paguajnë vetem me Postal Order. Ndonese stafi konsullor janë të sjellshëm dhe të respektueshem, ky kufizim (ndryshe nga ambasadat shqiptare në Itali / Greqi në të cilat mund të paguajne me anë të një llogarie bankare të Ambasadës) proçedurial ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë një dëm të madh financiar, për të gjithë qytetarët të cilët kanë marrë shërbime konsullore. Per çdo sherbim konsullor të dhene nga Ambasada, qytetaret detyrohen te paguajne £12.50 mbi vleren e caktuar nga ligji per taksimet konsullore.

Nese bejme nje perllogaritje vjetore, vlera e shumes se paguar per të blere “Postal Order” mund të shkoje në disa qindra – mijera Sterlina në vit, shumë e cila mund te kishte mbuluar te gjitha shpenzimet e nje qendre komunitare per Shqiptaret ne Britanine e Madhe!

Per me teper, qytetaret jo vetem janë të detyruar të paguajnë me postal order, por atyre ju duhet të kerkojne edhe ekuivalencen e shumes se detyruar, në Euro. Praktikisht qytetaret po paguajne tarifen me £ (paund) dhe jo barazvleren me Euro, siç eshte e percaktuar në ligj. Kjo praktikë pune pothuajse 10 vjeçare në Sherbimet Konsullore, bien ndesh me parimet e barazise dhe te se drejtave të qytetareve.

MEAF në bashkepunim me të gjitha grupet e tjera te interesit, i kerkojme Ambasades se Republikes se Shqiperise në Londer dhe nepermjet saj, Ministrise se Puneve te Jashtme, tëmarrin masat e menjehershme për të bërë ndryshimet e nevojshme, duke siguruar një mundësi të standartizuar dhe të barabartë për qytetarët, që tu mundesohet të paguajnë edhe me mjete të tjera si p.sh: Karte Banke, Debi ose Karte Krediti, me para (kash) ose çek.

MEAF falenderon dhe mbeshtet fuqishem Komisionerin Për Mbrojtjen Nga Diskriminimi, per nisjen me inisiativen e Saj, të një hetimi dhe shqyrtimi administrativ të kesaj çeshtje. Nderkohe, i bejmë thirrje Ministrise se Puneve Te Jashtme te Shqiperise, tu pergjigjet kerkesave per informacion të zyres së Komisionerit, duke bashkepunuar konform detyrimeve të tyre ligjore.

Ftojme te gjithe shqiptaret me banim në Mbreterinë e Bashkuar, të angazhohen në perkrahjen e ketij lobimi mbareshqiptar, i cila do te vazhdoje deri në realizimin dhe permbushjen e plote, të kerkeses sonë.

Sinqerisht,

Edison Lami

Kryetar i Bordit Drejtues të MEAF – it

Email: contact@meaf.org.uk

Mobile: 07429214562

Website: www.meaf.org.uk

Facebook page: Midlands Ethnic Albanian Foundation