Foreing students article

Më shumë se 1500 studentë në Britani raportohen për çdo muaj tek zyrtarët e imigracionit nga profesorët e tyre për shkak të dyshimeve në statusin e vizave të tyre, thonë statistikat.

Së paku 27,121 migrantë u raportuan tek Agjencioni Kufitar i MB-së nga universitetet dhe sponsorët e tjerë të huaj në mes të marsit 2009 dhe gushtit 2010.

Rreth 228,000 studentë të huaj erdhën të studiojnë në MB vitin e kaluar. Tri të katërtat e tyre vinin jashta prej BE-së.

Aktivistët e organziatës Manifesto Club, të cilët edhe i lëshuan këto të dhëna, thonë se kontrolla strikte e vizave po shtynë akademikët që të spiuonojnë studentët, punë kjo që po shkundë autonominë akademike dhe po dëmton relacionin në mes të studentëve dhe stafit.

Në tjetrën anë Home Affairs Select Committee thonë se janë të brengosur se këto restrikcione në viza mund t’i kushtojnë ekonomisë Britanike 3.4 miliardë funta.

Përkthyer dhe përshtatur pjesërisht nga:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-15093785