Mbremja lamtumirese e Ambasadorit Muhamet Hamiti, Londer
Të hënën, më 17 shtator 2012, në ambientet e klubit “The Travellers Club” në Londër u mbajt një mbrëmje lamtumirëse për Ambasadorin Muhamet Hamiti, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador i parë i Republikës së Kosovës në Londër.

Në këtë mbrëmje, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, morën pjesë rreth dyzet ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë 5-6 ambasadorë e diplomatë të tjerë vendesh që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës (Paraguaj, El Salvador, Ruanda, Sudan, Libia, e të tjerë). Të pranishëm, përveç diplomatëve, ishin edhe zyrtarë nga Ministria e Jashtme britanike, deputetë të parlamentit britanik, akademikë, gazetarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Kosova e Shqipëria.

Gjatë një fjale rasti në këtë aktivitet lamtumirës, Ambasadori Hamiti falënderoi kolegët e vet, si dhe të gjithë miqt e Kosovës që ishin apo nuk mund të ishin të pranishëm në mbrëmje, për mbështetjen që i kanë dhënë dhe bashkëpunimin që kanë pasur me të gjatë punës së tij si ambasador i Kosovës në Londër. Falënderim të veçantë u bëri përfaqësuesit të Lartmadhërisë së Saj, z. Charles Gray(Çarls Grei), Marshall i Korit Diplomatik në Oborrin Mbretëror ( Court of St. James), si dhe z. Khaled Al-Duwaisan, Ambasador i Kuvajtit dhe Dekan i Korit Diplomatik në Londër, për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë shërbimit të tij. Hamiti falënderoi edhe të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shqipërisë në Londër, z. Mal Berisha.

Më shumë rreth kësaj ngjarje:
http://www.ambasada-ks.net/gb/?page=1,73,60