Logoja në stil të “Swastika-s së Hitlerit” mbi kokën e Adnan Januzajt

Logoja në stil të “Swastika-s së Hitlerit” mbi kokën e Adnan Januzajt

Manchester United kanë kërkuar falje për publikimin e logos në stil të “Swastika-s së Hitlerit” në buletinin e tyre javor, United Uncovered, që i dërgohet tifozave me email.

Ata i kanë dërguar një email tifozave duke i kërkuar falje për një gabim “tërësisht të paqëllimshëm” shkaktuar nga logoja në trajtë të simbolit nazist e shoqëruar me titullin New Order (shqip: Rendi i Ri).

Drejtori i Mediave të United-it, David Sternberg, të shtunën e kaluar nëpërmjet Twitter, publikish ka kërkuar ndjesë për publikim e logos dhe titullit pasi që u kontaktua nga tifozët në këtë rrjet social.

Logoja në pyetje e përbërë nga shkronja M, U, F dhe C shkaktoi reagim në mesin e përkrahësve, sidomos e kombinuar me titullin New Order (gjermanisht: Neuordnung) , term ky që u përdor nga Hitleri gjatë viteve 1940-ta pas okupimit të shumë shteteve të Evropës nga forcat naziste gjermane.

United kanë insistuar se titulli New Order ka të bëjë më rok bendin e Manchester-it me të njëjtin emër duke tentuar që të potencojnë futobollistët e rinjë të tyre, përfshi Januzajn.

Burimi:
http://goo.gl/QLhwKm