Kurs Trajnimi: Forcimi i Familjes Forcimi i Komunitetit

Prindër te nderuar,  dëshironi te keni relacione te mira me fëmijët e juaj? Dëshironi te keni njohuri dhe te mësoni metoda te ndryshme te cilat do tua përmirësojnë komunikimin dhe jetën familjare? Dëshironi te jeni te kënaqur me rolin tuaj si prindër gjate procesit dhe zhvillimit te fëmijës?  Dëshironi te keni sa me shume këshilla rreth menaxhimit te stresit dhe sjelljeve  te juaja? Dëshironi ti diskutoni idetë dhe eksperiencat e juaja si prindër?

13 JAVE PROGRAMI PER PRINDER  dhe Te gjithë ata te cilët punojnë apo planifikojnë qe ne te ardhmen te kyçen ne fushën e punës me familje dhe fëmijë , ne shkolla, ne institucione edukative etj.

Forcimi i Familjes , Forcimi i Komunitetit   do Te jete programi qe do t’ju mundësojë t’ia arrini qëllimit shume me lehte .

Ky program 13 javore do t’ju udhëzojë drejt se ardhmes  me te mire te fëmijëve, ku familjet dhe komuniteti  se bashku duhet te vendosin se fëmijët duhet te rriten ne paqe, pa dhune ndaj vetvetes dhe te tjerëve dhe te mësojnë te kenë relacione pozitive ne mënyrë qe këta fëmijë te bëhen kontribuues pozitiv për vetveten, rrethin ku jetojnë dhe komunitetet tona.

Me 10 Qershore British Albanian Kosovar Council (BAKC) do te startoje me dy grupet e planifikuara te Programit Strengthening Families Strengthening Communities. (SFSC)

Forcimi i Familjes Forcimi i Komunitetit është program i cili shtjellon temat si:

·        Etniciteti dhe rrënjët kulturore

·        Proceset e Disiplinimit

·        Koha e veçantë

·        Lavdata

·        Lidhjet me Komunitetin

·        Mjetet, mënyrat për gjetjen e zgjidhjeve drejte suksesit

·        Konfrontimi dhe pasojat logjike

·        Rregullat e familjes dhe diskutimet

·        Menaxhimi i konfliktit

·        Komunikimi si dhe

·        Sfidat me te cilat ballafaqohet Komuniteti ynë ne Britani.

Programi përmban gjithsej 13 sesione .Sesionet do te mbahen një here ne jave dhe do te zgjasin 3 ore. Gjate sesioneve do te ketë pije Te ftohta dhe Te nxehta si dhe ushqim te lehte. Ne kompletim te programit do te certifikoheni nga Racial Equality Foundation. Grupi pare do te filloje mbasdite  ndërsa grupi i dyte paradite.

Grupi i Pare 

DATA: 10 Qershore      DITA: E HENE           KOHA: 18:30pm-21:30pm

Grupi i Dyte: 

DATA: 14 Qershore     DITA : E PREMTE       KOHA:9:30am-12:30am

VENDI: QK Secondary School
Adresa: Marlborough Hill, London, NW8 0NL

Te gjithë te interesuarit  mund te na kontaktojnë për informata me te hollësishme.

Vendet janë te limituara,andaj nëse dëshironi te merrni pjese  ju lutem ju duhet ta konfirmoni ardhjen e juaj sa me shpejte duke na kontaktuar neper mes adresës se e-mailit ose ne mobile. 

Nora Abdullahu Kastrati, Project Co-Leader
Email: noraabdullahu @bakc.org.uk
Mobile :07883077426

Ose

Beqir Shillova,Project Co-Leader
Email: Beqirshillova @bakc.org.uk
Mobile:07956414024