British Albanian Kosovar Council ofron prap programin: Forcimi i Familjes Forcim i Komunitetit (Strengthening Families Strengthening Communities), kurs ky 13 javor për prinderit në gjuhën shqipe.

Kursi mbahet çdo të hënë nga ora 9.00 deri në ora 12.00 duke filluar nga 6 Qershori ne Primrose Hill, NW3, Londër.

Kursi është falas për të gjithë prindërit.

Gjatë 13 javëve disa nga temat që do t’i mbulojmë janë:

– zhvillimi psiqik dhe fizik i fëmijëve,

– faktorët që influencojnë sjelljet e femijëve,

– roli i prindërve në edukimin e femijëve,

– influenca e familjes, kulturës, religjionit dhe shoqërise në edukimin e fëmijeve, etj.

Prindërit të cilët ishin pjesëmarrës të këtij programi me heret, kanë thënë se kanë gjetur ndihmë në këto aspekte:

• Menaxhimin e sjelljes së femijëve

• Menaxhimin e zemërimit

• Zgjidhjen e problemeve

• Komunikime më të mira

• Kënaqësi gjate aktiviteteve familjare

• Takime me prindër të tjerë

• Besimin dhe vetë-respektin

Të gjithë prindërit që e kompletojnë me sukses këtë trajnim do të marrin çertifikatë nga Race Equility Foundation dhe mund të vazhdojne në trajnim të mëtutjeshëm në çdo kolegj në Britani.

Përveç prindërve, kursi është gjithashtu i hapur edhe për të rinjtë mbi moshën 18 vjeçe që janë të interesuar në zhvillimin e femijëve dhe mendojnë të studiojnë për mësues, kujdestarë femijësh ose punëtorë social.

Që të regjistroheni në këtë kurs ose nëse keni ndonjë pyetje rreth programit telefononi në:

07403212727 ose 07883077426.

Ose mund të leni porosi ne FB:
https://www.facebook.com/profile.php?id=100002110975171

Ju mirëpresim,

BAKC