Znj Kurti dhe burri i saj Fatmiri

Znj Kurti dhe burri i saj Fatmiri

Shtëpia e pleqëve do të dukej si vendi i fundit për organizimin e dasmës, por kujdestarja Adriana Kurti, krejt çka kishte dashur ishte mu kjo, që t’i përfshijë edhe banorët e shtëpisë në ditën e madhe të saj.

Zonja Kurti, tash Hysenllari, është nga Shqipëria dhe për shkak se shumica e familjes dhe miqëve të saj nuk jetojnë në Angli, ajo vendosi që të përfshijë banuesit e Romney House, në Trowbridge të Anglisë, në të cilën kishte punuar që nga viti 2007, në dasmën e saj.

Banuesit u kënaqen me valle shqiptare, bend të gjallë, ushqim dhe pije nën diellin e nxehtë e të shtunës me 24 mars, pasi që Znj Kurti, 40 vjeçe, dhe burri i saj Fatmiri u kthyen nga zyra e regjistrimit të Trowbridge-it.

Ata e patën një muaj të shkurtë mjalti në Londër gjatë javës së kaluar.

Menaxherja e shtëpisë së pleqëvë Nicola Fairclough tha: “Ishte një rast i mirë për banuesit sepse nuk u ndodhë shpesh që të shkojnë në dasma. Ajo na sheh neve si familje kështu që çdo kush u kënaqën sa mundën.

“Ata nuk kanë mundur për të kërkuar mot më të mirë gjithashtu – banorët qëndruan jashtë duke pirë sheri dhe duke kaluar mirë.”

Burimi:
http://www.thisiswiltshire.co.uk/news/9621420.Trowbridge_care_worker_marks_her_big_day_at_home/