Rebekah Brooks

Rebekah Brooks

Rebekah Brooks (Rebeka Bruks), krye-ekzekutivja e “News International” (NI) ka dhënë dorëheqje, u konfirmua sot nga kjo kompani.

Në deklaratë saj mbi dorëheqjen, Brooks thotë se ndjen “përgjegjësi të thellë për njerëzit që i kemi lënduar”

Dorëheqja e krye-ekzekutives së NI bëhet pas thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e saj lidhur me skandalin e përgjimeve telefonike nga News of the World (NoW). Bruks pati ofruar dorëheqjen e vet në fillim të skandalit, por kjo dorëheqje nuk u pranua nga kompania. Rupert Murdoch (Rupert Mërdok), magnati medial, në pronën e të cilit gjendet News International, shprehi besimin e vet të vazhdueshëm në krye-ekutiven e NI.

Bruks ishte kryeredaktore e NoW në kohën kur sipas alegimeve ishte përgjuar telefoni i një vajze të re të zhdukur.
Përgjimi thuhet të kishte përfshirë fshirjen e mesazheve të lëna në telefon të tinajxheres për të krijuar vend për mesazhe të reja, gjë zgjeonte shpresë tek familja se ajo ishte akoma gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur.

Bruks, me rastin e dorëheqjes së vet, tha se dëshiron të theksojë keqarrdhjen e vet per atë “që ne tani dijmë se mori pjesë”. Bruks shtoi se si qëndrimi i saj në post ku dëshironte të zgjidh krizën e krijuar, e vuri atë në qendër të debatit duke vështërsuar orvatjet për zgjidhjen e problemeve.

Bruks para dorueheqjes pati pranuar tu përgjigjur pyetjeve lidhur me skandalin e përgjimit.

Dje u mësua se Rupert Murdok, dhe i biri i tij James Murdok poashtu do të dalin para këtij grupi parlamentar. Ata mue parë patën refuzuar tue marrin pjesë duke thëne se ishin të nxanun.

Në zhvillimet e tjera lidhur me skandalin e përgjimeve, u mësua se FBI do të hetojë raportimet se News Corporation është orvatur të përgjojë telefonat e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit.

Nduerkohue këtu në Britani të Madhe, muesohet se News International planifikon të përdorë faqet e reklamave për të kuerkuar falje për sjelljen e gazetues tani të mbyllur News of the World.

Policia dje arrestoi ish redaktorin-ekzekutiv të NoW Neil Wallis.

Shkroi: Kim Bytyci
http://euro-korrespondent.blogspot.com/2011/07/kry-ekzekutivja-e-news-international.html