Zabihullah Rafiq i cili u therr per vdekje ne Callow Mount, Gleadless Valley, Sheffield me 29 maj 2011

Zabihullah Rafiq i cili u therr per vdekje ne Callow Mount, Gleadless Valley, Sheffield me 29 maj 2011

Vrasësit e huaj i kushtojnë taksapaguesve britanik shumë para

Ndër ta edhe shqiptari Vullnet Mucelli, avokatët e të cilit sipas tabloidit Daily Mail, po përdorin Nenin 6 të Ligjit të të Drejtave të Njeriut që të mos deportohet në Shqipëri. Ky vrasës 40 vjeçar ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit për pesë vite derisa u arrestua në vitin 2007.

Burimi:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2013071/Fugitive-foreign-killers-use-money-avoid-deported.html?ito=feeds-newsxml

Arrestohet një njeri në Marsej të Frances në lidhje me vrasjen e Zabihullah Rafiq

Zt Rafiq ishte i martuar me shqiptaren Syrafete (23) dhe kane një vajzë 18 muajshe  me emrin Maryam.
Ai vdiq nga një goditje e vetme thike me 29 maj 2011 derisa ishte duke u kthyer nga puna në Callow Mount, Gleadless, Sheffield.

Burimi:

Dy shqiptarë u arrestuan në aeroportin e Birmingham-it

Ata u arrestuan pasi që dyshohet se kanë bërë mashtrim imigrimi. Qytetari me shtetësi britanike Anton Jgonndoci (29) dhe shqiptarja Pranvera Jgonndoci (29) u arrestuan për ndihmë mashtrimi dhe kërkesë për lejeqëndrim të përhershëm me mashtrim, respektivisht.

Burimi:
http://goo.gl/pJ4xY

Nuk do të deportohet në Amerikë për vrasjen e gruas

Dështuan dhjetë vite pune që Kola Gjergjaj të ekstradohej në Michigan të SHBA-ve nga Kosova, pasi që ai kishte vrarë gruan Rita Gjergjaj.

Kola ishte në paraburgim për disa javë në Kosovë, para se Gjyqi Suprem i Kosovës të vendoste që ta lironte atë. Pasi që Kola nuk është qytetar amerikan, ai nuk mund të deportohet për gjykim në SHBA.

Burimi:
http://goo.gl/HNh2Y

Gjashtë kriminelët më të kërkuar në Britani besohet të jenë në Hollandë

Ndër ta edhe shqiptarët  Belino Gripshi, 37, dhe Dejan Shega, 34, të cilët kërkohen nga policia britanike për furnizim me drogë të klasit A dhe pastrim parash. Që të dy besohet të jenë anëtarë të rrjetit kriminel të trafikimit të kokainës në Britani.

Burimi:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-merseyside-13944173