Kronika e zezë - krimi shqiptar në mediat lokale britanike

– Punëtori i Tesco-s burgoset për vjedhje në vlerë të £18,000
– Shqiptari nuk e pranon akuzën se i kishte këputur kokën kolegut të tij në hotelin luksoz në Angli
Punëtori i Tesco-s burgoset për vjedhje në vlerë të £18,000

Në gjykatën e Birmingham-it u dëgjua se si një shqiptar, Elidon Lala, kishte vjedhur DVDja dhe CDja në vlerë të £18,000 gjatë një periudhe dy vjeçare deri sa kishte punuar aty.

Ai këto gjëra të vjedhura i kishte shitur në eBay dhe tek kompanitë që mërren me ndërrim dhe blerje të video-lojërave.

Lala për këtë krim u dënua me 8 muaj burg.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.birminghammail.net/news/top-stories/2011/11/05/handsworth-tesco-worker-jailed-for-18-000-crime-spree-over-two-years-97319-29723098/

Shqiptari nuk e pranon akuzën se i kishte këputur kokën kolegut të tij në hotelin luksoz në Angli

Një shqiptar, Jonathan Limani (34 vjeç), që kishte punuar si kamarier në hotelin Oxfordshire Golf Club nuk e pranoj akuzën se ia kishte këputur kokën menaxherit të restorantit, Chris Varian-it, (32 vjeç) në gusht të vitit të kaluar.

Ai para katër dite doli para gjyqit Oxford Crown Court ku deklaroj se ishte i pafajshëm.

Deri sa të kryhet gjykimi ai do të mbetet i parabugosur në spitalin special psikiatrik Broadmoor.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.mirror.co.uk/news/top-stories/2011/11/03/man-denies-beheading-his-work-colleague-at-luxury-hotel-115875-23535415/