Rasti Timi Spahiu: Si është e mundur që njeriu i cili nuk bëri asgjë të dënohet me 33 vite burg? The Guardian

– Shoferi i furgonit iku nga policia me shpejtësi të madhe, u tha në gjyqin Leicester Crown Court

– Një shqiptar në Irlandë ngarkohet në lidhje me vrasjen e partnerit të tij

– Rasti Timi Spahiu: Si është e mundur që njeriu i cili nuk bëri asgjë të dënohet me 33 vite burg?

Shoferi i furgonit iku nga policia me shpejtësi të madhe, u tha në gjyqin Leicester Crown Court

Para dy jave në gjyqin Leicester Crown Court u dëgjua rasti i Dorin Sokolit i cili duke ikur nga policia kishte injoruar dritat e kuqe te semaforit dhe kishte ngarë furgonit në drejtim të kundërt në një rrugë njëkahëshe.

Sokoli një imigrant shqiptar ilegal po ngiste makinën me shpejtësi prej 50 milja në orë nëpër pjesët e banueshme të qytetit Evington në Angli. Furgoni i tij nuk kishte sigurim dhe ai nuk u ndal kur policia kërkoj këtë.

Ai u dënua me 2 vite urdhër komuniteti, 100 orë punë pa pagasë, dhe iu ndalua ngasja e makinës për 12 muaj.

Burimi:

http://www.thisisleicestershire.co.uk/Van-driver-fled-police-speed-Leicester-Crown/story-16892984-detail/story.html

Një shqiptar në Irlandë ngarkohet në lidhje me vrasjen e partnerës së tij

Vesel Jahiri, 31 vjeç, doli në gjyqin e Dublinit, Republikë e Irlandës, pasi u ngarkua për vrasjen e ish-partnerës së tij. Anna Finnegan kishte vdekur pasi që ishte therrur me thikë në shtëpinë e saj në Dublinin Perëndimir para një jave.

Dalja para gjyqit e Vesel (Vezel) Jahirit zgjati pak më shumë se një minutë pasi u ngarkua për vrasjen e ish-partnerës së tij dhe nënës së dy fëmijëve të tij.

Burimi:

http://www.tv3.ie/article.php?article_id=83404&locID=1.2&pagename=news


Rasti Timi Spahiu: Si është e mundur që njeriu i cili nuk bëri asgjë të dënohet me 33 vite burg?

Me 14 tetor 2006 pati qitje me armë zjarrin në një klub shqiptar në Park Royal, Londër veri-perëndimore. Një njeri, Prel Marku, vdiq dhe dy të tjerë u plagosën.

Qitja me arëm zjarri ishte si rezultat i një grindjeje në mes të dy bandave kriminele për të drejtën se kush të vidhte makinat e parkimit në West End të Londrës.

Personi i cili qiti me armë ishte Herland Bilali, ai tash është në burgim të përjetshëm.

Gjatë qitjes me të ishte një çun i ri, Timi Spahiu, i cili gjithashtu është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ka thënë se nuk kishte ide për planin e Bilalit dhe ai kurr nuk kishte qitur me armë.

Përkahësit e tij mendojnë se ai është viktimë i ligjeve kontraverse të “ndërrmarjes së përbashkët” dhe ai është njëri nga rastet që do të potencohet në protestat e aktivistëve të cilët mendojnë se kjo është një padrjetësi ligjore serioze.

Njëra nga përkrahëset e Spahiut, Deborah Madden, që nga arresti i tij po lufton për lirimin e tij dhe ajo mendon se ai është një nga viktimat e “ligjit të ndërrmarjes së përbashkët”. “Si është e mundur që njeriu i cili nuk bëri asgjë – dhe të gjithë dëshmitarët thonë se ai nuk bëri asgjë – të burgoset me 33 vite?” tha ajo.

Avokatët tash janë duke e re-ekzaminuar rastin e tij dhe do të tentojnë të apelojnë.

Burimi:

http://www.guardian.co.uk/law/2012/sep/25/timi-spahiu-joint-enterprise