Burgoset nje grup i shqiptarëve të cilët shëprndanin kokainë në Londrën lindore

Te burgosurit: (majtas) Lutfi Muja, Urim Bardhoshi, dhe Egzon Qarri

Te burgosurit: (majtas) Lutfi Muja, Urim Bardhoshi, dhe Egzon Qarri

Shqiptarët Lutfi Muja, 28, Urim Bardhoshi, 20 dhe Egzon Qarri, 21, u burgosën në korrik të vitit të kaluar pasi që policia gjeti sasi të madhe të kokainës në një apartaman në Waltham Forest të Londrës.

Që të tre këta pranuan se kanë furnizuar me droga të klasës A, deri sa Bardhoshi pranoj edhe fajësinë për pastrim parash dhe posedim të letërnjoftimit të falsifikuar.

Gjyqtari në gjyqin Reading Crown Court dënoi Bardhoshin më nëntë vite burg, Mujën me 6 vite burg dhe Qarrin pesë vite burgim.

Të gjithë do të deportohen në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.

Vegëza:
http://www.standard.co.uk/news/crime/albanians-who-ran-cocaine-ring-from-east-london-flat-jailed-10181295.html

 

Një përleshje e madhe që përfundoi me vrasje në një restoran shqiptar të Londrës

Dolce Vita ku ka ndodhur vrasja parmbreme

Dolce Vita ku ka ndodhur vrasja parmbreme

Parmbrëmë në Leyton të Londrës ndodhi një përleshje e madhe në mes të disa shqiptarëve e cila përfundoi me vrasje në restorantin Dolce Vita.

Ky restorant, pronar i të cilit është Myrteza Hilaj, ka shkaktuar shumë ankesa në të kaluarën për shkak të zhurmës, por vitin e kaluar leja e punës iu vazhdua prap.

Vegëza:

http://m.guardian-series.co.uk/news/12897113.Large_brawl_before_man_found_murdered_in_restaurant/

 

Dyshohet që njeriu i rrëmbyer në Brighton të jetë shqiptar

Dyshohet që njeriu i rrëmbyer në Brighton (majtas me syza) të jetë shqiptar

Dyshohet që njeriu i rrëmbyer në Brighton (majtas me syza) të jetë shqiptar

Detektivët besojnë se njeriu që u rrëmbye deri sa ishte duke ecur në një rrugë të Brighton-it të Anglisë ka qenë një bixhozxhi i rregullt i dyqaneve të bastit të këtij qyteti të Anglisë.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se e njohin viktimën por policët deri më tash nuk kanë qenë në gjendje që ta identifikojnë apo ta gjejnë.

Ky njeri që besohet të jetë shqiptar u rrëmbye me dhunë në një makinë, Vauxhall Astra me numrin e regjistrimit HN05 FPY, nga një grup meshkujsh, në Princes Terrace të Brighton-it, pak para orës 18.00 me 12 prill 2015.

Kushdo që ka ndonjë informatë në lidhje me këtë rrëmbim mund ta kontaktoj polcinë me email: 101@sussex.pnn.police.uk, apo me telefon në 101 duke cekur kodin “Operation Wave”, apo mund ta kontaktojnë anonimisht shoqatën bamirësë të pavarur Crimestoppers në 0800 555111

Vegëza:
http://m.theargus.co.uk/news/12896862.Man_kidnapped_off_Brighton_street_could_have_been_gambler_say_police/

 

Vetëm tre ditë në Angli, arrestohet shqiptari i përzier në një sulm me shpatë në një “lap dance” klub

Lap dance klubi "Cleopatra Lounge"

Lap dance klubi “Cleopatra Lounge”

I riu shqiptar, Xhuljano Bogdani, u paraqit në gjyq pas një dhune që ndodhi jashta një klubi “lap dance” të Huddersfield-it gjatë vikendit të kaluar.

Siç u kuptua, ky i ri shqiptar, kishte arrdhur në Angli vetëm tre ditë më heret para kacafytjes në klubin Cleopatra Lounge.

Bogdani do të dënohet me 11 maj në gjyqin Leeds Crown Court.

Vegëza:
http://www.examiner.co.uk/news/west-yorkshire-news/albanian-cleopatras-machete-attack-lap-9034231