Shqiptari Lulzim Osaj mohon sulmin në kafenenë e Norbury-t në Londër

Shqiptari Lulzim Osaj mohon sulmin në kafenenë e Norbury-t në Londër

– Burgosen tre shqiptarë në Uels
– Burgoset një kurier i drogës shqiptar në Irlandë
– Shqiptari mohon sulmin në kafenenë e Norbury-t në Londër

Burgosen tre shqiptarë në Uels

Sipas Wales Online kufitarët britanik kanë burgosur tre shqiptarë pasi që kishin tentuar të hynin ilegalisht në Britani nga Irlanda. Ngjarja kishte ndodhur në qytetin Fishguard të Uelsit.

Shqiptari me shtetësi britanike Luan Kaca, 30 vjeç, kishte tentuar t’i fuste ilegalisht në Britani me pasaporta të falsifikuara dy shqiptarë të tjerë: Rudin Kacën, 21 vjeç, dhe Aleksander Cotën, 27 vjeç.

Ata u dënuan në gjyqin Swansea Crown Court të marten e kaluar me burgim. Luan Kaca me 20 muaj heqje lirie, kurse Rudin Kaca dhe Cota me nga 12 muaj heqje lirie.

Burime:
http://www.walesonline.co.uk/news/wales-news/three-jailed-after-border-officers-5919734
http://www.westerntelegraph.co.uk/news/10670485.Albanians_caught_with_false_passports_at_Fishguard_are_jailed/

Burgoset një kurier i drogës shqiptar në Irlandë

Sipas gazetës irlandeze Independent, gjatë një operiacioni anti-drogë në të cilën u konfiskua drogë me vlerë rreth 40 milion euro, u burgos edhe një shqiptar, i cili kishte punuar si kurier droge. Arrestimi është bërë në Meath të Irlandës.

Burimi:
http://www.independent.ie/irish-news/40m-drug-smuggling-network-is-smashed-by-gardai-29578723.html

Shqiptari mohon sulmin në kafenenë e Norbury-t në Londër

Shqiptari Lulzim Osaj, 44 vjeç, u paraqit në gjyq ku mohoi kundërvajtjen e mbajtjes së armës së ftoftë pasi që në një video në You Tube shihet një njeri me thikë në dorë në një kafe të Norbury-t në Londër.

Osaj nga Steatham-i i Londrës u paraqit në gjyqin Croydon Crown Court para 6 dite, ku nuk e pranoi fajësinë e tri akuzave. Në akuza përfshihen plagosja me qëllim që të shkaktoj lëndim të rëndë trupor dhe posedimi i armës sulmuese në vend publik.

Gjykimi i tij do të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.

Burimi:
http://www.yourlocalguardian.co.uk/news/10665625.Albanian_man_denies_Norbury_cafe_knife_attack/