Sot në ora 9 fillon kampionati i mini-golfit në Hastings të Anglisë ku do të merr pjesë edhe Kosova me golfistët Lavdim Zylfiu edhe Arben Alia.

Dje Lavdim Zylfiu u takua me drejtorin sportiv të federatës botërore të golfit i cili i premtoi se nëse i plotësojnë disa kushte teknike,  atehëre në muajin gusht të ketij viti golfi i Kosoves mund të bëhet pjesë e federatës botërore të këtij sporti.

Prania e sportistëve nga Kosova ka zgjuar një kërshëri të madhe tek nikoqirët dhe mysafirët e tjerë, kurse kjo u raportua edhe në BBC-në regjionale. Ata janë befasuar shumë kur kanë kuptuar se në Kosovë ekziston një fushë moderne tejet e bukur e golfit.

Sportistët tanë po garojnë krah-për-krah me kampionin e botës i cili është nga Anglia dhe me kampionin e katërfisht te Evropës në Mini Golf.

Përkrahja nga qeveria e Kosovës ka qenë simbolike dhe është nënshkruar 20 orë para se Lavdimi dhe Arbeni të niseshin për në Angli dhe atë vetëm sa për harxhimet e hotelit.  Kosovës si shtet i ri i duhen kësilloj gjëra pozitive për marketing dhe për prezencë më të mirë ndërkombëtare. Ekipit gjerman u janë hequr të gjitha shpenzimet nga qeveria gjermane, pse e njëjta të mos bëhej edhe nga ajo e Kosovës, sidomos nëse merret parasysh se Kosova po kalon nëpër momente delikate historike dhe cdo gjë që emrin e Kosves e paraqet pozitivisht në skenën ndërkombëtare duhet të shfrytezohet në maksimum.

Mbetet të shihet se si do të perfundoj kjo ngjarje sportive në Hastings, kurse me 25 gusht gara tjetër do të organizohet në Stokholm të Suedise dhe ekipi nga Kosova kanë një ftesë eksluzive.

Lavdimi tha “ne po i dukemi organizuesve, mediave dhe pjesëmarrësve të tjerë shumë atraktiv dhe interesant…unë i kam shperndarë rreth 200 mbërthecka me flamurin e Kosovës të cilat i kam sjellë me vedi.”

Në këtë garë po marrin pjesë Gjermania, Suedia, Austria, Finlanda, Britania dhe Kosova.

Vegëza:
http://www.ukalbanians.net/sq/kosovo-to-take-part-in-world-adventure-golf-masters-2011-in-hastings/
www.minigolf.org.uk