Lavdim Zylfiu - Mini Golf Hastings

Lavdim Zylfiu - Mini Golf Hastings

Me 18 dhe 19 maj 2012 në Angli do të mbahet Kampionati Botëror në Minigolf me emrin ”World Adventure Golf Masters 2012”. Vendi: Hastings Adventure Golf, Sturdee Place, Hastings, East Sussex, TN34 3AJ.

Në këtë kampionat është e ftuar edhe Kosova të cilën do ta përfaqësoj Kampioni i Kosovës në Minigolf Lavdim Zylfiu lojëtar i klubit të Minigolfit ”First Block” nga Prishtina.

Aktualisht Lavdim Zylfiu është i radhitur zyrëtarisht si lojëtari nr 287 në botë si dhe lojëtari nr 03 në Ballkan. Për ta verifikuar ju lutem klikoni në këtë link http://www.minigolfsport.com/download/ranking-list6.pdf i cili gjendet në ueb faqen zyrëtare të Federatës botërore të Minigolfit www.minigolfsport.com.

Lavdim Zylfiu  tha: “Në këtë turnir do të mundohem të jap maksimumin tim për ta përfaqësuar Kosovën në mënyrë të dinjitetshme dhe për ta siguruar një rezultat edhe më të mirë se vitin e kaluar në po të njejtin turnir.”

Më shume informata:

https://docs.google.com/viewer?url=http%3A%2F%2Fwww.minigolfsport.com%2Fpdf1%2F1113.pdf

http://www.prishtinagolf.com/

http://www.ukalbanians.net/shqip-kosova-sot-garon-n%C3%AB-mini-golf-n%C3%AB-hasting-t%C3%AB-anglis%C3%AB/

http://www.ukalbanians.net/kosovo-to-take-part-in-world-adventure-golf-masters-2011-in-hastings/