Marinsi Mbreteror i Britanise Arben Islami

Marinsi Mbreteror i Britanise, Arben Islami

Para ca ditësh disa media britanike botuan lajmin rreth shqiptarit Arben Islami, i cili edhe pse kishte ardhur në Angli si refugjat, ia ka arritur që me shumë punë dhe mund t’i bashkohet njësitit elit të Marinës Mbretërore Britanike, të cilës për nga vështërsia ia kalon vetëm njësiti ushtarak SAS.

Ajo që e bën këtë lajm interesant janë komentet e lexuesve britanikë ku shumica janë tepër pozitive, duke marrë parasysh që ca nga ato media ku u publikua ky artikull, kanë pasur shkrime negative rreth shqiptarëve të Britanisë.

Suksesi i këtij shqiptari dhe hyrja në këtë njësit elit ushtarak, në një vend ku ushtarët rrespektohen shumë është sukses për të gjithë komunitetin shqiptar këtu.

Në vijim janë ca komente të përkhyera nga artikulli i publikuar në Daily Mail:

Fullers, In the brooding hills: “Në klimën anti-imigracion në të cilën po jetojmë është lehtë të harrohet që ka plot si ky djalosh i ri që erdhën të punojnë në Britani me nderë, integrohen dhe kontribouojnë që ta pasurojnë këtë vend. Bravo Arben dhe kënaqu të jesh pjesë e një njësie ushtarake më të mirën në botë, kjo është një arritje e vërtetë për të cilën ti ke punuar shumë.”

rob40, Preston: “ Duhet t’i vizitosh kadetët tuaj lokal të Marinsave Mbretërorë dhe tua tregosh tregimin tënd, do të ishte inspiruese për tinejxherët të dëgjojnë për atë që ti ia ke arritur”

Pete W, Manchester: “Nëse më pyesni mua, ky është lloji i njerëzve që janë të mirësardhur këtu në çfarëdo kohe”

rugbypaul, HUA HIN, Thailand: “unë isha atëhere Marins, dhe kam shërbyer në Kosovë, ti je një shtesë me plot rrespekt në familjen e Marinsave!”

sammni, belfast: “Ky është lloji i imigracionit për të cilin jam!”

isitjustme-2013, London: “Unë kam qenë Marins Mbretëror duke shërbyer në Kosovë kur ky njeri ishte fëmijë. Ishtë shumë depresive për ca muaj në atë vend, por më mbushë me krenari ajo që ne paskemi bërë aq përshtypje në te, sa që ambicia e tij gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë që ai të bëhet pjesë e jona. Mirë se vjen tek familja, “Royal”. Ti iu ke bashkangjitur klubit më të mirë në botë.”

simon menelaus, swansea: “Çfarë tregimi suksesi. Puna serioze, determinimi dhe iniciativa. Kjo është ajo nga çka është ndërtuar Britania, zemër e vërtetë. Jam krenarë me të. Ky është dikush që meriton rrespektin tim.”

The DM Hype Watch: “Imigrant model në vendin tonë dhe shembull që të tjerët ta ndjekin, sikur të kishte më shumë si ky ndoshta do të kishim më pak probleme të imigrimit.”

Cloud, Cuckoo Land: “Çfarë çuni i pastër. Atë që e humbi Kosova e fitoi Britania dhe ai është përjashtim nga shumica e lajmeve që na ushqejnë rreth imigracionit.”

ElizabethA, Bristol: “Ky djalë i ri ka arritur shumë, dhe ia ka arritur të bëhet ‘Royal Marine’ – njësia më e vështirë që me sukses t’i bashkangjiteni armatës, gati e vështirë sa SAS. Me këtë vendosmëri dhe kurajo që e ke treguar gjerë më tash, jam e sigurtë se do t’i eci mbarë. Urime dhe fat në të ardhmen.”

Vegëza:
http://goo.gl/w2VZDs
http://www.express.co.uk/news/world/460564/Kosovan-refugee-grows-up-to-join-Marines-who-saved-his-life
http://www.westernmorningnews.co.uk/Kosovan-refugee-joins-Royal-Marines-training/story-20650969-detail/story.html
http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/defence/10647295/Kosovan-refugee-becomes-Royal-Marine.html