Policia apelon për vendndodhjen e të humbures Sainje Asllani

E humbura Sainje (Sanije?) Asllani

E humbura Sainje (Sanije?) Asllani

Policia po apelon për informata në lidhje me vendnodhjen e një gruaje shqiptare e cila ka lidhje me qytetin Swansea në Wales.

Sainje (Sanije?) Asllani mungon nga shtëpia e saj në Llanrumney, Cardiff, që nga e Ejntja, 28 maj 2015.

Sainja, e cila është shqiptare, e gjatë 1.57m, ka trup të vogël dhe flokë të zeza e të gjata deri në krihë. Ajo ka lidhje si me qytetin Swansea ashtu edhe me Surrey.

Zëdhënësi i policisë për South Wales Police tha: “Kushdo që e ka parë apo ka komunikuar me ate që kur ka humbur, duhet të kontaktojnë në numrin 101.”

Vegëza:
http://www.southwales-eveningpost.co.uk/Police-appeal-whereabouts-missing-Sainje-Asllani/story-26602686-detail/story.html

——————————————————

Farmeri misterioz Kristian Roulet, vazhdon të vë në mëdyshje policinë edhe pse është në burg

Farmeri misterioz i kanabisit, Kristian Roulet.

Farmeri misterioz i kanabisit, Kristian Roulet.

Një person i kapur një një farmë kanabisi, në një zonë idilike të Warwickshire mbetet një njeri misterioz – edhe pasi që u burgos.

Policia ende nuk janë të sigurtë se a është ai ashtu siç deklaron si dhe nga vie.

18 veçari ka deklaruar së është françez, por përkthyesi ka qartësuar se akcenti i tij vie nga Evropa jug-lindore, ndoshta nga Shqipëria.

Roulet nuk ka asnjë dokument që zbulon identitetin e tij.

Ajo çka dihet është se ai ishte kujdestar i një ferme kanabisi me vlerë prej £66,000 që mbushte një shtëpi tre-dhomëshe në Long Itchington.

Vegëza:
http://www.birminghammail.co.uk/news/midlands-news/jailed-cannabis-farmer-kristian-roulet-9356298

——————————————————

Burgosen dy imigrantë ilegal, “besohet të jenë shqiptarë”

Dy persona që dyshohen të jenë imigrantë ilegal u paraburogsën pasi që u panë duke prerë mbulesën e një kamioni në Kent. Një person i tretë që kishte qenë me ta, ia kishte arritur që të ikte.

Një qytetar i rastit i kishte parë këta njerëz – që besohet të jenë shqiptarë – deri sa po prisnin mbulesën e kamionit, para se të iknin, deklaruan policët.

Vegëza:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-kent-32942517