Kesji Vercani

Kesji Vercani

Kejsi është 17 vjeç, nga Elbasani, por jeton në Londër. Ka ardhur në Shqipëri, për të marrë pjesë në “The Voice of Albania”.

Ajo sonte, me një performancë të shkëlqyer i bëri për vete të gjithë anëtarët e jurisë, por ajo e përzgjodhi Alma Bektashin që të jetë trajnere e saj gjatë edicionit të sivjem të Voice of Albania.

Kjo ishte nata e parë e Aducioneve të Fshehura. Nga 15 konkurentë vetëm 8 ia dolën ta kalojnë këtë fazë.

Që në minutat e para u vu re një garë e fortë, jo vetëm mes zërave muzikorë, por edhe mes vetë katër trajnerëve për të bindur talentet, që të jenë pjesë e ekipeve të tyre.