Japin edhe jetën e tyre qe të arrijnë në Britani: katër imigrantë përfshi një shqipar vdesin në Calais brenda një jave

Organizatat bamirëse në Calais thonë së ne këtë qytet të Francës gjinden më se 600 azilkërkues të cilët vazhdimisht tentojnë të hyjnë në Britani ilegalisht me kamionët që kalojnë nëpër këtë port detar.

Me 9 mars në autostradën jashta këtij qyteti u mbyt një shqiptar. Tre ditë më vonë, një etiopian vdiq pasi u godit nga një kamion deri sa ai po ecte për tek porti, ditët tjera që pasojnë vdesin në mënyrë tragjike edhe dy etiopianë të tjerë duke tentuar të kalojnë ilegalisht në Angli.

Shoferët e kamionave ankohen se nuk ka mjaft polici që të ndalojnë këto akte të rrezikshme ilegale që disave po u kushton me jetë. Ata shtojnë se nëse në kamionët e tyre janë futur imigrantë dhe kanë kaluar në Britani, atëhere autoritetet kufitare britanike mund t’i dënojnë ata me nga £2,000 për kokë imigranti të zënë ilegalisht në kamionët e tyre.

Sipas zëvendësit të kryetarit të Bashkisë të Calias-it, Philippe Mignonet, kanalin në mes të Francës dhe Britanisë në mënyre ilegale e kalojnë 10-30 imigrantë për çdo ditë. Ai i tha Daily Mail-it: “Ne e dimë se pse këta njerëz janë në Calais, ata dëshirojnë të shkojnë në Angli.”

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2594640/Dying-Britain-In-one-week-four-desperate-migrants-killed-Calais-target-lorries-bound-UK.html