Fatlum Shalaku ishte një nxënës tejet i popullarizuar të cilit i pëlqente bodi-billdingu, tha një ish-shok i tij i shkollës

Fatlum Shalaku ishte një nxënës tejet i popullarizuar të cilit i pëlqente bodi-billdingu, tha një ish-shok i tij i shkollës

Vetëvrasesi shqiptaro-britanik i cili u ndihmoi militantëve të Shtetit Islamik që të zaptojnë qytetin irakian Ramadi, ishte një nxënës i popullarizuar në Britani që shkonte rregullisht në palestër.

I njohur me emrin Abu Musa al-Britani, shqiptari Fatlum Shalaku (20 vjeç), ishte në mesin e gjashtë militantëve islamik që hodhën veten në ajër deri sa SHI-ja zaptonte Ramadin.

Kjo ndodhi pasi që vëllau i tij Flamuri (23 vjeç), vdiq në vijë të frontit në Irak, në muajin mars të këtij viti.

Njëri nga ish-shokët e shkollës të Shalakut i tha ITV News-it se Shalaku ishte një çun i ri “shumë miqësor” të cilit i pëlqente të postone foto të trupit të tij të ushtruar në mediat sociale.

Kalimi tij në Islamizëm ekstrem ishte shkallë-shkallë, tha shoku i tij, derisa ai i vëllaut të tij ishte më i dukshëm dhe dramatik.

“Fatlumi ishtë shumë i shoqërueshëm, i afërt dhe garues kur vinte puna tek ushtrimet trupore dhe postimin e fotove në Facebook, të trupit të tij të kalitur.

Ai ishte shumë i popullarizuar – sa hërë që e takoja në rrugë ai ishte gjithmonë i rrethuar me një grup të madh të miqëve.

Në anën tjetër, transformimi i Flamurit ndodhi brenda nate. Ai ishte një person të cilin do ta shihnit duke pirë alkohol, duke u shoqëruar, me fytyre të rruar dhe shumë i popullarizuar tek femrat – përmenjëherë, ftyra e tij u shëndërrua në një pamje të zymtë, sjelljet e tija ndërruan.

Po të shkoje në xhami ai do të ishte aty për secilën lutje. Tek Fatlumi transformi ishte më ngadalshëm. Unë isha më i befasur me Fatlumin se sa me Falmurin “, tha një ish-shok i shkollës së tij.

Ish-shoku i tij gjithashtu i tha ITV-së se ishte në bandë e disa rekrutuesve të SHI-së të cilët operonin në dhe përreth shkollës Holland Park School në Londër, në të cilën u shkolluan që të dy vëllezërit, të cilët ndjeknin ata nxënës për të cilët besonin se mund t’i konvertonin për kauzën e tyre.

Dy xhihadistë të njohur Hamza Parvez dhe Mohammed Nasser, të cilët vdiqën duke luftuar në vitin 2013, ishin gjithashtu ish-nxënës të kësaj shkolle.

Shalaku dhe vëllau i tij vijnë nga një familje jo e devotshme muslimane me prejadhje shqiptare nga Kosova.

Ata ia msyen për në Turqi në pranverë të vitit 2013 para se të kalonin në Siri, duke i thënë prindërve të tyre se ishin atje me punë humanitare.

Ish-shoku i Faltumit i tha ITV News-it se sa ishte shokuar kur mori vesh që një shok i tij i klasës, doli të jetë bombardues vetëvrasës.

“Është për tu mërzitur; ne duhet ta pyesim veten se si një person me plot talent dhe plot ëndërra, potencial dhe mundësi, e bëri punën që ta hidhte veten në ajër. Apo të pyesim se çka po i shtyen të rinjtë që të bëjnë kësilloj veprash – që duken të jenë vepra të pakuptueshme.

Është shokuese kur e vrojtoni këtë gjë, me mprehtësi, në restrospektivë, por kur të merrni parasysh që dikush shkoi në Siri, atëhere çdo gjë mund të ndhodhë” – tha ish shoki i tij i shkollës.

Përkthyer nga:
http://www.itv.com/news/2015-05-22/revealed-the-british-schoolboy-who-became-an-islamic-state-suicide-bomber/