Huhne and Pryce trial

Huhne and Pryce trial

Chris Huhne (58 vjeç), i cili ishte ministër i qeverisë së Cameron-it deri para një viti dhe ish-gruaja e tij, Vicky Pryce (60 vjeçe), u dënuan sot në gjyqin Southwark Crown Court të Londrës me nga 8 muaj burg për shkak të “shtrembërimit të rrjedhës së drejtësisë” në lidhje me një kundërvajtje të komunikacion të bërë para 10 viteve, për të cilën gruaja e tij kishte marrë fajësinë.

Huhne ishte deputet nga partia Liberal Demokrate e Britanisë, dhe në vitin 2010 koalicioni i tanishën qeveritar britanik e caktoi atë Sekretar të Shtetit për Energji dhe Ndërrime Klimatike. Në shkurt të vitit 2012 ai ishte ministri i parë i Kabinetit Britanik në histori, që u detyrua ta lëshonte postin për shkak të ndjekjes penale në fjalë.

Kundërvajtja kishte ndodhur me 12 mars 2003 kur Huhne ishte eurodeputet, deri sa ai po ngiste makinën nga aeroporti i Stansted-it për në shtëpinë e tij në jug të Londrës kur kamera e komunikacionit e kishte kapur atë duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Që ta shpëtoj atë nga pikat e grumbulluara të kundërvajtjeve që çonin Zt Huhne drejt ndalimit të ngasjes së makinës, gruaja e tij Pryce kishte deklaruar se ajo kishte ngarë makinën.

Kjo çështje u harrua për shtatë vite por në qershor të vitit 2010 Huhne i tha familjes së tij së po ndahej nga Pryce që të vazhdonte të jetonte me dashnoren e tij me të cilën kishte pasë aferë të gjatë, PR këshilltaren, Carina Trimingham (46 vjeçe).

Pryce u zemërua shumë që po e linte burri dhe filloi të filste me gazetarët, posaçërisht me redaktoren politike të Sunday Times, Isabel Oakeshott, rreth mashtrimit të pikave të kundërvajtjes në komunikacion, por Pryce nuk përfitoj asgjë nga kjo hakmarrje, në vend që ta shihte vetëm ish-burrin të burgosur, edhe ajo u dënua së bashku me të për shtrembërim të rrjedhës së drejtësisë.

Gjyqtari tha: “Në vitin 2003 çifti kishin një martesë të gjatë, pesë fëmijë dhe kariera të ndritura.” Por çdo gjë u shkatërrua pasi ish-ministri mashtroi autoritetet në lidhje me kundërvajtjen dhe ndarja nga gruaja.

Vegëza:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-21737627
http://www.guardian.co.uk/politics/2013/mar/11/chris-huhne-i-am-sorry
http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/law-and-order/9922411/Chris-Huhne-and-Vicky-Pryce-jailed-for-eight-months-each.html