In memoriam: Arsim Bajrami (1968 - 2014)

In memoriam: Arsim Bajrami (1968 – 2014)

Vdekja e papritshme e Arsim Bajramit (46 vjeç) , pjesëtar i komunitetit tonë në Londër që nga viti 1992, goditi përtej mase anëtarët e familjes dhe miqtë e tij të shumtë.

Arsim Bajrami vdiq me 11 nëntor 2014 dhe varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e shtunë, 15 nëntor 2014, në ora 12:00, në Garden of Peace Cemetery, 57 Elmbridge Road, Hainault Ilford,  IG6 3SW.

Ai trashëgohet nga gruaja dhe katër fëmijët e tij, dhe kujtohet nga shumë miq e dashamirë, të cilët edhe po i ndihmojnë shumë familjes së ngushtë të Arsimit, në këto çaste të vështira.

Të qoftë dheu i lehtë Arsim Bajrami!